Nga Express më 30 prill 2011 në ora 18:51

Dy xhiro pa përfunduar kampionati në Bundesligë, Borussia Dortmund e ka siguruar matematikisht titullin e kampionit të Gjermanisë, pasi të shtunën e mposhti me rezultat 2:0 Nurnbergun, derisa përcjellësi i parë i saj, Bayer Leverkusen gaboi, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Koln.



Kjo është hera e shtatë që Borussia Dortmund fiton titullin e kampionit gjerman në historinë 102 vjeçare të saj. Ndërkohë, gjiganti gjerman, Bayern Munich po lufton për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.