SARAJEVË-Zhvillime të reja në Sarajevë ku një person qëlloi sot kundër ambasadës amerikane.

Përgënjeshtrohet lajmi për vdekjen e sulmuesit dhe sipas BBC, ai është plagosur dhe ndodhet i shtruar në spital. Ndërkohë Radio Evropa e Lirë raporton se ai quhet Mevlid Jashareviç i lindur në vitin 1988 në Novi Pazar.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mësohet gjithashtu se është plagosur një roje e sigurisë se ambasadës, dhe jo dy policë siç ishte raportuar më parë. Policia ka rrethuar gjithë zonën, ndërsa kanë nisur hetimet për ketë incident që tronditi sot kryeqytetin boshnjak.

Burri me veshje kamuflazhi dhe një kallashnikov në dorë, u plagos nga anëtaret e policisë boshnjake pasi kishte qëlluar kundër ambasadës amerikane. Dëshmitarët thanë se veshja e tij ishte e ngjashme me atë të anëtarëve të lëvizjes radikale islamike Wahabbi dhe se në momentin e sulmit, është dëgjuar të ketë thirrur Allahu Ekber-Zoti është më i madhi. Menjëherë pas të shtënave të para mbërritën në vendngjarje dhjetëra forca policie të cilët rrethuan sulmuesin dhe qëlluan kundër tij për ta neutralizuar.

(adisin/BalkanWeb)