Enciklopedia e Kurveleshit është një botim i plotë që përshkruan në nivel rajonal dhe kombëtarë këtë krahinë . I gjithë sfondi i Kurveleshit është trajtuar sipas 2000 zërave të të gjitha fushave . Perveç historisë së personaliteteve të asaj zone, në këtë enciklopedi përshkruhet shumë qartë peisazhi gjeografik natyror dhe ai kulturor, veçoritë themelore të relievit dhe shumëllojshmëria e dukurive klimatike . Autorët e kësaj vepre janë Nasip Meçaj , Xhemil Çelaj dhe Fatmir Toçi.

Të tre autorët në mbështetje të shoqatës "Laberia", kanë botuar këtë libër, për të vijuar më pas me botime të ngjashme për krahina të tjera të trevës së Labërisë.