Partia Socialiste akuzoi Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, per vonese te procedurave parlamentare, per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ishte nenkryetari i deputeteve te PS, Erion Brace, i cili denoncoi burokracite e Kuvendit ne procedurat per imunitetin e Mediut. Nderkohe qe, nenkryetari i ligjvenesve socialiste kerkoi nga prokuroria qe ne hetim te perfshihet dhe Kryeministri Berisha. “Kryetarja e Kuvendit te mos vonoje me procedurat burokratike per kerkesen qe prokuroria ka bere ne adrese te tij, per heqjen e imunitetit te Mediut”. Nga ana tjeter, Brace drejtoi dhe nje tjeter kerkese, por kesaj radhe per prokurorine, ku kerkon qe ajo te mos behet pjese e burokracive te Kuvendit. “Ina Rama te mos bjere pre e kesaj burokracie”, duke kerkuar nga prokuroria qe pjese e hetimit te behen dhe persona te tjere, perfshire ketu dhe Kryeministrin Berisha. Sipas Braces, vonesa e Kuvendit qe te dergoje ne prokurori kerkesen per dokumente plotesuese ne varesi te kerkeses per heqjen e imunitetit te Mediut, shpjegohet vetem me presionin qe po i behet Kryetares se parlamentit, Jozefina Topalli. “Topalli ndodhet nen presion nga segmente te qeverise”, vuri ne dukje Brace. O.XH