Body-found-in-burnt-out-car-in-Rio-is-missing-Greek-ambassador-to-Brazil-Kyriakos-AmiridisNjë trup i pajetë i gjetur brenda një makine të djegur në Rio De Zhaniero, besohet se është i ambasadorit grek.


Mediat e huaja raportojnë se Kyriakos Amiridis u zhduk në mënyrë misterioze pa lënë gjurmë. Ministria e Jashtme greke konfirmon se trupi është i përfaqësuesit diplomatik i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh. Dyshohet se ai është marrë peng dhe është ekzekutuar prej pengmarrësve, të cilët mund ti kenë vënë flakën makinës.


Herën e fundit ai kishte qenë pranë të afërme të gruas së tij dhe pas asaj dite nuk u pa më. Gruaja e 59-vjeçarit ka raportuar që të mërkurën për zhdukjen e tij. Mediat e huaja kanë publikuar edhe fotot e makinës së djegur.


8bf80f8e86044cceb00aa639ed98fc93_18Body-found-in-burnt-out-car-in-Rio-is-missing-Greek-ambassador-to-Brazil-Kyriakos-Amiridis (1)30 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)