Brazili është në zi për vdekjen e Nilton Santos, mbrojtësi më i madh i së majtës së futbollit sipas FIFA-s.



Santos fitoi me fanelën e kombëtares dy titujt e parë botërorë me Brazilin legjendar të Didi, Vava dhe Pele’, në vitet 1958 dhe 1962. I konsideruar si “Enciklopedia e Futbollit” nga tifozët për njohuritë e tij, Santos u shua të mërkurën, në moshën 88-vjeçare. Ai ishte shtruar në një spital të Rio de Zhaneiros prej disa ditësh për shkak të një problemi me frymëmarrjen. Prej vitit 2007, ai vuante nga Alzheimeri. FIFA e kishte cilësuar në vitin 2000 si mbrojtësin e majtë më të mirë të historisë së futbollit dhe Pele’ e kishte futur në listën e 100 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Bashkë me Djalma Santos, ai formonte dyshen e mbrojtjes më të fortë të parë ndonjëherë në fushën e blertë. / Top Channel