Futbollisti brazilian Leandro Gai Miranda Da Silva, i cili pritej të aktivizohej për Partizanin gjatë sezonit 2006-2007, është bashkuar përfundimisht me Vllazninë, ekip me të cilin ai u bë i njohur në Shqipëri. Pas vendimit të Komisonit të Disiplinës dhe atij të Apelit, që e konsideruan përfundimisht brazilianin një lojtaë të Vllaznisë, pas serialit të bisedimeve midis presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj dhe atj të Partizanit, Albert Xhani, Leandro është bërë përfundimisht pjesë e formacionit "kuqeblu".
Leandro shënoi sezonin e kaluar 3 gola me Vllazninë midis dy të tjerëve edhe në takimin Partizani-Vllaznia 2-2 (goli e barazimit 2-2) të zhvilluar për javën e 26-të të kampionatit të 67-të Kombëtar.
28-vjecari Leandro Gai Miranda Da Silva pritet të aktivizohet nga trajneri gjerman i Vllaznisë, Urlih Shulze në ndeshjen e radhës kundër Tiranës, takim që do të luhet ditën e premte në Shkodër.
Dy ekipet vinë në ballafaqimin e tyre tradicional në "Loro Borici" me një katër pikë pas dy takimesh.