Berisha Publiku do te reformohet. Tafaj Klasifikimi i domosdoshem




Klasifikimi i universiteteve do te behet brenda vitit 2011 sipas Kryeministrit Berisha dhe ministrit Tafaj te cilet moren pjese dje ne perurimin e nje programi te projektit Cilesi dhe barazi ne arsim.


Ky eshte nje mekanizem qe do te ndihmoje universitetet ne rrugen e tyre drejt cilesise. Por serish duhet te theksoj se kushti me themelor per arsimin e larte per universitetet ne menyre qe ato te behen cilesore eshte liria e tyre. Ekzistojne madheshti te llojeve te ndryshme. Ekziston dhe madheshtia universitare e cila eshte nga me sublimet nga me te respektuarat nga me te adhuruarat. Kjo madheshti ndertohet e tera mbi lirine. Cfaredo qe te behet ne rast se ju nuk rendni pas zgjerimit te lirive ne universitetet tuaja shfrytezimit te potencialeve enorme te saj perpjekjet tona do te jene me efekte te zbehta ndaj edhe reformat qe ne kemi nisur jane te ndershme dhe te drejta - tha Kryeministri gjate fjales se tij.


Sipas tij klasifikimi eshte i domosdoshem sikurse eshte i domosdoshem edhe nje mekanizem i ri financiar dhe nje raport i ri midis arsimit te larte dhe sektorit privat ne interesin me te madh te arsimit te larte publik. Nuk e kam fjalen thjesht dhe vetem per barren qe mbart arsimi privat dhe kontributi qe jep por per institucionet tona publike aksesi ne sektorin privat eshte jetik per te ardhmen e tyre - deklaroi Berisha.


Nga ana tjeter ministri Tafaj siguroi se renditja e universiteteve do te perfundoje brenda vitit 2011. Ai beri thirrje qe universitetet publike te reformohen sidomos per sa i perket metodologjise qe perdorin.


Nderkaq Kryeministri kerkoi qe te hiqen tekstet e mykura nga universitetet tona. Ju bej thirrje te zevendesojme tekstet e mykura me tekste moderne. Edhe ky eshte nje kusht qe universitetet te jene vendi i drites sepse teksti i mykur eshte myk. Tekstet jane krijim i grupeve dhe i autoriteteve me te medha te shkencave ne te cilat ne punojme ndaj edhe nje here thirrja ime shume miqesore eshte qe te perkthejme tekstet me te mira te botes ti perkthejme dhe te rivendosim mekanizmin e ribotimit te tyre ne perputhje me vendin ku jane ne menyre qe tu japim studenteve konceptet me te drejta. Universitetet jane vater drite. Drite bejne ato kur konceptet me te cilat operohet jane te qarta te kthjella te verteta - tha Berisha.


Gjithashtu Kryeministri kerkoi nga universitetet qe te deklarojne te gjitha nevojat e tyre per staf pedagogjik dhe te rrisin kuotat e studimit. Une ju garantoj ju se qeveria e cila ka operuar me kuotat pasi para 2 vjetesh ne rritem me 1000 numrin e pedagogeve dhe mund ta rrisim serishme 1 mije apo2mije por ne do te arrijme mekanizmin qe ju te rekrutoni staf pedagogjik aq sa doni ju aq sa ju nevojitet juve per tju shtuar plotesisht lirine e kerkimit te debatit dhe studimit. Ju zgjeroheni dhe kjo eshte normale. Kete duhet ta pranojme ne - tha ai.


Per sa i perket renditjes universitetet publike kerkojne qe fillimisht te behet akreditimi. Po te shikoni argumentin qe vjen nga ky lobim eshte te behet renditja fillimisht dhe me pas akreditimi. Kjo eshte absurde sepse mund te kesh ne treg universitete te akredituara dhe te paakredituara ku keto te dytat te ndodhen ndermjet universiteteve te akredituara. Eumlshte detyrim ligjor i universiteteve shteterore nese universitetet private plotesojne kushtet minimale ligjore - kishte deklaruar pak kohe me pare per gazeten rektori i Universitetit te Tiranes prof. dr. Dhori Kule. Rektori Kule i meshoi faktit qe universitetet private ne mase nuk plotesojne kriteret e akreditimit pasi perdorin pedagoget e Universitetit te Tiranes per te marre licencen.


Renditja e universiteteve eshte nje prerogative e kerkuar shpeshhere nga universitetet publike dhe private pasi sipas kesaj metode do te mund te shihet se cilat jane universitetet e mira dhe cilat jo.





Fituesit e universiteteve shpallen me 4 nentor



Perfundoi dje aplikimi me ane te formularit A3 ne universitete nderkohe me 4 nentor do te shpallen fituesit dhe menjehere nje dite me vone do te nise edhe regjistrimi i fundit ne universitete. Regjistrimi i kandidateve fitues do te behet prane sekretarive mesimore te universiteteve ne datat 5 deri ne 8 nentor nga ora 800 deri ne oren 1800. Per regjistrim kandidati duhet te dorezoje dosjen individuale me dokumentet origjinale.


Dokumentet e nevojshme jane deftese pjekurie ne mungese te origjinalit vertetim me liste notash me fotografi ose dokument me fotografi i leshuar nga Arkivi i Shtetit me notat perkatese te nenshkruara nga drejtori i shkolles dhe nga drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale Zyres Arsimore dokument identifikimi leternjoftim pasaporte dhe fotokopje te tij. Ne dosje mbahet vetem fotokopja e dokumentit te identifikimit 2 fotografi si edhe mandatarketimi i tarifes se regjistrimit prej 1.550 lekesh paguar ne nje nga bankat e nivelit te dyte.