www.albania-sport.com - Italiani Flavio Briatore (mbushi 60 vjeç para kater ditësh, më 12 prill), konsiderohet si “Playboy” i fundit. Në shoqërinë e tij kanë qene disa nga femrat më të famshme në botë, përfshirë edhe topmodelen Naomi Kempbell, ndërkohë që ish-bosi i skuderisë franceze, Renault, është martuar me modelen Elisabeta Gregoraçin, me të cilën e ndan një diferencë jo e vogël, por 30 vjet. Të dy u martuan, më 14 qershor 2008, kur Briatore ishte 58 vjeç dhe Gregoraçi, 28.
Ekzistojnë pak njerëz në botën e sportit që të kenë bërë jetën e Flavio Briatores, apo të kenë pasur një liri të pakufizuar për të pasur pranë vetes ajkën e vajzave të pasarelave. Jeta e Britatores i ngjan një telenovele “hot”, pasi ka qenë i shoqëruar në publik ose jo nga femrat më të bukura të botës. “Me modelet është si çdo femër tjetër, disa janë të mençura, disa budallaqe”, - ka deklaruar “Kazanova” i Formula 1.
Biznesmeni italian Flavio Briatore ka lindur, më 12 prill 1950, në Verzuolo, pranë Kuneos, në një familje mësuesish të shkollës fillore. Pasi u largua dy herë nga shkolla shtetërore, Briatore ndoqi një shkollë private ku u diplomua me nota të dobëta.
Flavio fillimisht gjeti punë si instruktor skish dhe si menaxher restoranti. Më pas hapi një restorant të vetin, të quajtur “Tribula”, siç ishte dhe nofka e tij, por ai ishte pa suksesshëm dhe falimentoi. Briatore punoi më pas si shitës policash sigurimesh, duke ndaluar derë më derë. Në vitin 1970, ai u bë asistent i biznesmenit Atilio Duto, pronar i kompanisë “Paramati Verniçi”. Më 21 mars të vitit 1979, Duto u vra pas një sulmi me autobombë nga një i panjohur. Nga ky moment, Briatore nisi karrierën e tij në biznes. Flavio shkoi në Milano dhe punoi në bursën italiane. Gjatë kësaj kohe ai takoi Luçiano Benetonin, themeluesin e kompanisë së veshjeve “Beneton”.
Briatore u dënua për nxitje mashtrimesh kumari, gënjeshtra dhe zhvatje përmes letrave false. Flavio ishte i përfshirë gjithashtu në falimentimin e kompanisë “Paramati”, duke përdorur mashtrime të ndryshme në Bergamo dhe Milano, çka solli edhe dënimin e tij me 4 vjet e gjysmë burg. Për t’iu shmangur burgimit, ai u arratis në Saint Thomas, Virgin Islands, pranë ishujve të detit Karaibe. Briatore kurrë nuk u fut në burg, dhe ai u kthye në Itali falë një akti harrese.
Gjatë kohës së arratisjes, Briatore mbajti marrëdhënie të ngushta me Benetonin dhe hapi disa dyqane “Beneton” në Virgin Islands. Kur Luçiano Benetoni hapi pesë dyqanet e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1979, ai caktoi Briatoren si drejtorin e operacioneve të tij në Amerikë. Falë metodave komerciale të Benetonit, rrjeti me eksperiencë bëri bum në popullaritet në Shtetet të Bashkuara, dhe në vitin 1989, kishte gati 800 dyqane “Beneton” në SHBA. Briatore, i cili përfitonte një përqindje të caktuara pas çdo marrëveshje për hapjen e dyqaneve, u bë shumë i pasur. Më pas, kur pronarët e e dyqaneve nisën të ankoheshin për shkak të konkurrencës ndaj njëri-tjetrit, numri i dyqaneve ra në 200 të tillë dhe Briatore nisi të mendonte për një biznes të ri.
Naomi Kampbell dhe Heidi Klum janë dy prej femrave joshëse të koleksionit të tij. Por, kontaktet e Flavio Briatores me modelet kanë qenë intensive, kjo dhe për shkak të karakterit të tij, por dhe bizneseve në të cilat ai është përfshirë. Briatore nuk njihet vetëm si një “playboy”, por edhe si një “kafshë” pune. “Mediat më kanë krijuar imazhin e të qenit njeri ‘glamour’, por në fakt, unë bëj më pak pushime se menaxherët e tjerë të skuderive të Formula 1”, - citohet Flavio Briatore nga revista gjermane “Focus” në një shkrim të saj, të botuar enkas me rastin e 60-vjetorit të italianit të pasur.
Bosi i Formula 1, kishte pasur një histori të nxehtë me Naomi Kampbellin. Modelja u nda në vitin 2002 duke përmendur vetëm një arsye: “Nuk dua të jem një trofe. Nëse ai pret që unë të jem në kuzhinë e të gatuaj për të e veshur me taka të larta, ashtu siç unë shfaqem në revista, atëhëre Flavio duhet ta harrojë këtë”. Heidi Klum u nda prej tij, vetëm e vetëm, se Briatore u kap në “flagrancë” nga paparacët duke puthur një grua tjetër, kur Heidi ishte ndërkohë shtatzënë.
Flavio Britatore është identifikuar si babai i vajzës së modeles gjermane Hajdi Klum, Helenës. Sipas Klumit, Briatore nuk është përfshirë në jetën e fëmijës.
Ceremonia romantike e dasmës së Briatores me Gregoraçin u zhvillua në një kishë të shekullit të 12-të, në kishën Santo Spirito të Sasisë, afër Vatikanit, ndërkohë që muaji i mjaltit zgjati katër muaj në vendet më ekskluzive të botës. Të konsideruar si çifti “E bukuara dhe bisha”, si Briatore dhe Elisabeta, janë të njohur për mondanitetin e jetës së tyre
Briatore drejtoi garën e tij të parë në Formula 1 në Çmimin e Madh të Australisë, në vitin 1988. Luçiano Beneton e caktoi atë si drejtor komercial të skuderisë së tij, Beneton Formula dhe italiani e ktheu atë një ekip komptetiv. Briatore thotë: “Në Formula 1 nuk ka vetëm sport dhe teknologji. Atë që njerëzit nuk shohin është glamuri, stili i jetës dhe drama”. Briatore bëri gjithçka në vitet e ardhshme, për të qenë pjesë e marketingut të medias, deri në shtator të vitit 2009, kur ai u detyrua të tërhiqej pas skandalit të përplases së piltotit Nelson Pike.
Briatore, djali i një çifti mësuesish, ka shijuar gjithçka në Formula 1. Para së gjithash në fillimet e karrierës së tij si menaxher i skuderisë Beneton-Renault, Briatore nuk kishte aspak njohuri për motorrët, pasi thuasje ishte marrë me veshjet, kishte punuar si instruktor skish dhe barmen, madje kishte punuar edhe në bursën e Milanon. Briatore në atë kohë ishte më shumë i famshëm për shitjen e pulovrave “Beneton” në tregun aziatik dhe amerikan, se sa për ndonjë lidhje me makinat. Gjithsesi, Flavio kishte sharmin e duhur për të qenë provokativ në botën e reklamës.
Por si është e mundur që njëri i “hallakatur” si Flavio, të kishte sukses në botën e shtrenjtë të Hi-tek, e për më tepër në atë të Formula 1? Gjithë bosat e mëparshëm të skuderive kishin vetëm motorat në gjak dhe ujë në të gjitha pjesë e tjera. Briatore solli joshjen në skuderitë: muzikë pop dhe vajza joshëse në skuderinë Beneton.
Dhe më pas ai bëri një deklaratë të bujshme: “Për momentin të gjithë flasin vetëm për Meklarenin, Uiliamsin dhe Ferrarin. Por unë u garantoj: brenda pesë vjetësh ne do të jemi kampionë të botës”. Dhe e mbajti fjalën. “Sukesi vjen, kur klientit i pëlqen produkti”. Briatore fitoi kampionatin botëror të Formula 1, as më pak dhe as më shumë, por me Mikael Shumakerin, duke i mundësuar gjermanit të fitojë dy tituj, ato të vitit 1994 dhe 1995.
Briatore ishte i lindur për të drejtuar skuderi të mëdha. Në të njëjtën kohë, ai jetonte me teknologjinë e lartë të Formula 1, por dhe me joshjen e pafundme të botës femërore. Pas sundimit të gjatë të Mikael Shumakerit, të kaluar tashmë të Ferrarim, Flavio Briatore do të shfaqej sërish si kampion bote, por kësaj radhe me pilotin spanjoll, Fernando Alonso, madje dy herë rresht.
Një tjetër kryevepër e “playboy”-it të fundit. Briatore dhe spanjolli ndërtuan një marrëdhënie at e bir. “Është e njëjta ndenjë si atëherë më Shumakerin”. Gjithsesi, fundi i tij në Formula 1 ishte jo i denjë për emrin që ai kishte krijuar. Piloti i dytë i skuderisë Renault, Nelson Pike, në vjeshtën e vitit 2009 e paditi Briatoren se e kishte detyruar atë të bënte një aksident, për t’i krijuar shanset e fitimit të titullit kampion kolegut të tij, Fernando Alonso. Çështja bëri bujë dhe Flavio Briatore u pezullua për te qenë në bokset e Formula 1. Ai ka qenë menaxher me dy ekipe të Formula 1, së fundi me skuderinë franceze Renault F1.
Më 16 shtator 2009, Briatore u detyrua të jepte dorëheqjen nga drejtimi i skuderisë Renault për shkak të përfshirjes së tij në fiksimin e garës të Cmimit të Madh të Singaporit në vitin 2008. Pas investigimeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA), Briatore u dënua më përjashtim nga të gjitha aktivitetet e kësaj federate. Gjithsesi, vendim për pezullim të përjetshëm u hodh poshtë nga Gjykata Franceze e Instancave të Mëdha, dhe Briatore mund të rikthehet në Formula 1 nga fillimi i vitit 2013.
Ceremonia e martesës, 1.5 milionë euro
Një milionë e gjysmë euro. Kjo është kostoja e dasmës midis Elisabeta Gregoraçit dhe Flavio Briatores. Revista italiane “Chi” i kushtoi 40 faqe speciale dasmës me të gjitha fotot ekskluzive. Martesa e bosit të skuderisë franceze Reno, Briatores, u konsiderua si martesa e vitit 2008 në Itali.
Dasma në kishën e shekullit të 12-të
Ceremonia romantike e dasmës së Briatores me Gregoraçin u zhvillua në një kishë të shekullit të 12-të, në kishën Santo Spirito të Sasisë, afër Vatikanit, ndërkohë që muaji i mjaltit zgjati katër muaj në vendet më ekskluzive të botës. Të pranishëm në dasëm ishin 350 të ftuar, sigurisht personalitet të botës së sportit dhe të modës.
Skandali më i madh në Formula 1
Aksidenti i “urdhëruar” i Nelson Piquet në Çmimin e Madh të Singaporit 2008, për të favorizuar Fernando Alonson, i ka kushtuar vendin e punës shefit të skuderisë Renault, Flavio Briatore. Ngjarja për shumicën e ekspertëve është skandali më i madh në historinë e Formula 1, por sipas tyre ky nuk ishte i pari, dhe ndoshta nuk mund të jetë edhe i fundit.
“Billionaire” i modës
Briatore zhvilloi portofolë të ndryshëm biznesi jashtë Formula 1, shumë prej të cilave rreth modës. Ai krijoi markën “Billionare” (Miliarderët) në vitin 1998 dhe ai vetë zotëron një të tillë në ishullin e Sardenias. Një linjë e modës dhe veshjeve sportive “Billionaire” është e pranishme në modën e lartë italiane. Briatore ka hapur restorantin “Cipriani” në Londër, në një nga lagjet më luksoze të saj, Mayfair (2004) dhe zotëron deri në 49 për qind të aksioneve në kompaninë farmaceutike “Pierrel”. Briatore operon në plazhin e Toskanës dhe Lion, dhe ka një resort pushimesh në Kenia.
Jaht, 68 milionë sterlina
Flavio Briatore ka në pronësi të tij një super jaht “Force Blue”, të cilin e ka blerë nga “Home Shopping Netuork” per 68.2 milionë sterlina. Jahti ishte dizenjuar nga Celeste dell’Ana dhe kishte një ngjyrë blu nga jashtë.
Bashkëpronar te QPR
Briatore është gjithashtu ka qenë bashkëpronar i ekipit anglez Queens Park Rangers (QPR) nga viti 2007 deri në vitin 2010. Briatore e bleu nga një konsorcium me bazë në Monako të udhëhequr nga Xhani Paladini. Më 1 shtator 2007, blerja u bë zyrtare. Së bashku me Britatore, blerës ishte edhe bosi i Formula 1, Bërni Eklestone si dhe miliarderi i çelikut, Lakshmi Mital, njeriu i katërt më i pasur në planet. Pas skandalit në Formula 1, Federata Angleze e Futbollit e detyroi atë të tërhiqej nga klubi, pas rregullave të shkruara se pronari duhet të jetë një “person i pastër”. Më 19 shkurt 2010, Britatore hoqi dorë nga posti i tij si menaxheri i klubit QPR.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili