Do te anulohet nga qeveria britanike ligji qe i lejon te huajt qe pas pese vjetesh ne Britani te marrin lejen e perhershme te qendrimit dhe me pas shtetesine britanike.


Gjithashtu qeveria do te kufizoje te drejten e pjesetareve te familijeve te ketyre te huajve qe te bashkohen familjarisht me ta. Arsyeja e masave te reja nga qeveria e Kryeministrit Cameron eshte rritja e pakontrolluar e numrit te te huajve qe marrin te drejten e qendrimit te perhershem ne Britani pas pese vjetesh qendrimi kur dhe u lind e drejta per marrjen e pasaportes britanike.


Numri i emigranteve qe kane perfituar ne 15 vjetet e fundit nga ky ligj ne Britani nga 51 mije veta ne 1997 vitin e kaluar shkoi ne cerek million vete. Ministrja e Brendshme Tereza Mej sipas shtypit vendas po harton plane per pengesa te reja qe emigrantet do te duhet te kapercejne.