britani 2Britania nis sulmet ajrore ndaj ISIS, 57 minuta pasi parlamenti britanik miratoi vendimin për të luftuar terroristët.


Britanikët i tremben një sulmi të mundshëm nga terroristët dhe për këtë arsye, prej muajsh ata kanë nisur përgatitjet për të luftuar ISIS.


Katër avionë të forcave ajrore janë nisur nga baza e Akrotiri në Qipro drejt shtetit të Sirisë.


britani 1Vendimi i marrë nga parlamenti britanik është përshëndetur edhe nga presidenti amerikan Barack Obama, i cili ka deklaruar se Britania është një aleat i mirë në luftën kundër terrorizmit.


Parlamenti britanik miratoi me 397 vota, propozimin e David Cameron për nisjen e sulmeve kundër Shtetit Islamik.


3 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Britania nis sulmet ajrore kundër ISIS u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.