Komisioni Europian ka pergatitur progres raportin per vendet e Ballkanit duke percaktuar se Shqiperia ka bere nje progres jo te njetrajtshem.

Sipas Brukselit, Shqiperia ka vazhduar te shenoje progres sa i takon demokracise dhe rendit ligjor.

Megjithate Shqiperia kritikohet per mungesen e dialogut mes partive politike. Funksionimi i duhur i insititucioneve shteterore kerkon gjithashtu konsolidim, thuhet ne raport.

Pavaresisht nje fare progresi, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar mbetet sfide madhore, thuhet ne raport.

Strategjia gjitheperfshirese anti-korrupsionit ende nuk ka nisur, shkruhet me tej, ndersa korrupsioni mbetet gjeresisht i perhapur dhe problem serioz.

Raporti shton se lufta ndaj korrupsionit ne sistemin gjyqesor mbetet ceshtje kyce dhe apelon me tej per hetim rrenjesor te ngjarjes se Gerdecit.

Raporti ndalet ne vecanti ne lidhje me transparencen e financimeve te partive si dhe per pastrimin e parave.

Per kete te fundit raporti veren se eshte arritur nje progres i limituar ne parandalimin e pastrimit te parave, si dhe luftes kunder trafikut te droges, qe mbeten shqetesime serioze.

Shqiperise i mungon infrastruktura e pershtatshme e gjyqesorit, shkruhet me tej ne dokument, ndersa mungon nje strategji e hollesishme e reformave ne gjyqesor.

Sipas raportit, Shqiperise i duhet te beje perpjekje me te medha per krijimin e nje sherbimi civil ne baze merite, te pavarur dhe efikas.

Shqiperia ka shenuar progres ne rendimin e legjislacionit, politikave dhe kapaciteteve te saj me standartet europiane si dhe implementimin e angazhimeve te marreveshjes se perkohshme.

Megjithate ne fushen e drejtesise, lirive dhe sigurise vendi ka progres jo te njetrajtshem, ndaj komisioni konsideron se nevojitet nje permiresim i pergjithshem.

Sipas raportit ndonese Shqiperia eshte pjese e dialogut per liberalizimin e regjimit te vizave thuhet se ajo ende nuk i ka arritur standartet e BE-se per vizat. Ne kete aspekt, komisioni i rekomandon Shqiperise te nise nga leshimi i pasaportave biometrike.

Nderkohe raporti jep vleresime pozitive per Kroacine por jo per Maqedonine. Per kete te fundit nuk jepet asnje shprese per nisjen e bisedimeve per anetaresimin ne Bashkimin Europian.