Bruto produkti vendor (BPV) në tremujorin e dytë të vitit 2014 shënon rënie për 2.5%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK) e cila ka publikuar BPV-në për tremujorin e dytë të vitit 2014 (TM2-2014), sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve bazuar në metodologjinë e ESA 2010.

Kjo rënie, sipas publikimit, është e theksuar në aktivitetet ekonomike si: Furnizimi me energji elektrike, me gaz, furnizimi me ujë me (17.1%); industria nxjerrëse me (13.5%); ndërtimtaria me (11.8%); transporti dhe magazinimi me (10.1%).

Mirëpo, rritje kishte në aktivitetet financiare dhe te sigurimit me 5.5%, afarizmi me pasuri të patundshme me 4.1% etj.