bujTIRANE, 18 Qershor /ATSH/- Partneriteti Publik-Privat konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e projekteve të ndryshme me interes për qytetarët.

Grupi i eksperteve ne Ministrine e Ekonomise po punojnë për të bërë ndryshimet e duhura në ligjin mbi Partneritetit Publik-Privat, me qëllim që të mundësojnë standardizimin dhe lehtësimin e procedurave për marrëveshjet koncesionare.

Ekspertët e fushës shprehen se, sektorët ku do të ofrohen shërbime të reja të partneritetit publik privat përfshijnë shëndetësinë, bujqësinë, sigurinë ushqimore etj. Sipas tyre, Partneriteti publik-privat është një mënyrë financimi, nëpërmjet së cilës një autoritet publik u bën thirrje investitorëve privatë për të financuar dhe menaxhuar një instalim, që siguron ose kontribon në shërbimin publik.

Ky model bashkëpunimi do të thotë më shumë shërbime me cilësi të lartë në shërbim të qytetarëve. Gjithashtu, ndryshimet pritet që të ulin ndjeshëm kostot në buxhetin e shtetit si edhe të rrisin të ardhurat që vjel qeveria nga sektori privat. e,xh/f.n/