Ne pjesen derrmuese te pikave te shitjes, buka ka ndalur rritjen e cmimit, madje eshte ulur me 10 dhe 20 leke, sidomos ne periferi. Sipas nje vezhgimi te gazetes, ne pikat e shitjes me pakice, cmimi maksimal i nje buke 800 gr eshte 80 leke, por ne periferi shitet edhe me 70 leke. Shiteset e pikave me pakice e shpjegojne kete me faktin se, shumica e qytetareve kene nisur te gatuajne ne kushtet e shtepise, ndaj dhe kerkesa per buke te prodhuar nga furrat nuk eshte me si me pare. Ndaj dhe cmimi ndikohet nga kerkesa, duke cuar ne nje tendence uljeje. Ne qender te Tiranes, buka ka filluar te shitet ne pikat e posacme te zoteruara nga furrat me cmim nga 70 deri ne 80 leke, por pakti i furrtareve nuk po funksionon per te mos lejuar shitjen e bukes ne minimarkete dhe dyqane ushqimore. Po keshtu, nuk zbatohet edhe ajo pjese e marreveshjes per shitje te bukes te bazuar ne peshe. Per te shmangur spekulimin qe vjen nga pikat e pakices ne lidhje me cmimin e bukes, furrtaret kane bere nje marreveshje para disa ditesh, sipas te ciles, buka do te shitet vetem ne pika te posacme dhe kryesisht ne pikat e prodhimit. Ashtu si edhe shume linja te tregut edhe me tregtine e bukes po spekulohet. Kete fakt e kane pohuar furrtaret, te cilet kane pranuar se, ne qytete te ndryshme po ofrohen cmime me tendence rritjeje, ne nje kohe kur cmimi i grurit ne tregjet nderkombetare nuk ka pesuar rritje te madhe. Qeveria do te rimbursoje akcizen e lendeve djegese (solar dhe mazut), qe konsumojne furrat per prodhimin e bukes, me qellim perballimin e konkurrences dhe uljen e kostos se prodhimit te ketij produkti, bene te ditur burime nga Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit. Nje projektligj, qe do te kaloje shume shpejt ne qeveri, parashikon rimbursimin e akcizes 15000 tone mazut dhe solar ne vit per prodhimin e bukes, cka do te thote nje lehtesim rreth 5 leke per 1 kilogram buke, shpjegojne ekspertet.