BULQIZË - Në zgjedhjet e 23 qershorit, edhe bashkia e Bulqizës do të përzgjedhë sërish kreun e saj. Kryetari aktual i bashkisë së Bulqizës, Roland Keta ka braktisur këtë post, për të kandiduar si përfaqësues i Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare.
Në zgjedhjet e pjesshme të njësive vendore si kandidat për kreun e bashkisë është përfaqësues i Partisë Socialiste, Mufit Duriçi, një biznesmen. PS shpalli sot zyrtarisht kandidaturën e tij.
Nga ana tjetër, PD nuk ka shpallur ende një kandidaturë zyrtare për kreun e bashkisë së Bulqizës, ndërsa Roland Keta u zgjodh kryetar bashkie në Bulqizë në zgjedhjet vendore të 2011-ës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)