VENDIM

Nallbani perfundimisht ne burg per 5 vjet e 11 muaj trafikoi 92 kg heroine ne Itali





TIRAN - Alxhi Nallbani i njohur si kusheriri i te akuzuarit si kreu i bandes se Lushnjes te pandehurit Aldo Bare perfundimisht ne Shqiperi duhet te vuaj 5 vjet e 11 muaj burg per trafikimin e rreth 92 kg heroine nga Shqiperia ne Itali per gjate periudhes dhjetor 2003 - shkurt 2004. Ky fakt konfirmohet ne vendimin me nr.374 te firmosur nga gjyqtarja Alkelina Gazidede e cila njohu dhe konvertoi denimin e dhene per Nallbanin nga Gjykata e Apelit ne Torino ku 34 vjecari Nallbani ishte denuar me 12 vjet burg.





Kjo mase denimi sipas vendimit me nr.1735 te dates 22 prill 2008 eshte dhene nga togat e zeza te seksionit te pare penal te Gjykates se Apelit ne Torino Itali ku i pandehuri Nallbani ishte deklaruar fajtor ne mungese per veprat penale te Prodhim dhe trafik i paligjshem i lendeve narkotike apo psikotrope Organizate qe ka per qellim trafikimin e paligjshem te lendeve narkotike apo psikotrope dhe Mbajtja e armeve luftarake pa leje. Keto vepra sipas legjislacionit penal shqiptar jane te barabarta me akuzat e Trafikimit te narkotikeve Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municione.





Sipas vendimit te firmosur nga gjyqtarja Gazidede dhe qe Shekulli ka siguruar nje kopje mesohet se 34 vjecari Nallbani eshte denuar ne Itali se bashku me disa shtetas te tjere shqiptar nga Fieri si pjese e kesaj organizate. Gjate shqyrtimit te kerkeses se autoriteteve italiane per njohjen e vendimit prokurori Besnik Cengu kerkoi qe te njihet vendimi i denimit me 12 vjet burg per te arrestuarin Nallbani.





Avokatet mbrojtes Vladimir Meci dhe Denion Bogdani mesohet se kane kerkuar nga gjykata njohjen e vendimit te Gjykates se Apelit te Torinos dhe konvertimin e kesaj mase denimi me 8 vite burg. Qe ne aplikim te gjykimit te shkurtuar perfundimisht klienti i tyre te vuaje 4 vjet e 7 muaj burg. Por gjykata vendosi te njohe vendimin dhe ta konvertoje ate ne 5 vjet e 11 muaj cka beri qe i pandehuri Nallbani te perfitoje uljen e denimit per shkak te gjykimit te shkurtuar dhe perftimi i uljes se 9 muajve burg nga amnistia e autoriteteve italiane dhe ditet e qendrimit te tij ne qeli.





Akuzat

Sipas vendimit i denuari Nallbani ne periudhen dhjetor 2003 - shkurt 2004 ne bashkepunim edhe me persona te tjere nga Fieri ka siguruar dhe me pas ka derguar nga Shqiperia ne Itali rreth 92 kg e 208 grame heroine duke e shperndare dhe shitur me pas ne qytetet si Bari Rome ne Anguillara Sabazia e ne Milano te Italise.





Shtetasi Alxhi Nallbani eshte denuar nga Gjykata e Apelit ne Torino me 12 vjet burgim per veprat penale te siperpermendura pasi ne bashkepunim me shtetasit shqiptar A.Stefa dhe .Lalaj kane importuar kane transportuar e kane mbajtur me qellim shitjen ne Itali nje sasi te pergjithshme prej 92.208 grame heroine qe permbante 16.060.458 princip aktiv te ndare n 186 patente te futur ne shtate kontenier metalike.





Droga eshte gjetur ne Shqiperi nga i denuari 34 vjecar Nallbani e persona te tjere ku me pas eshte transportuar Stefa e Lalaj me destinacion Italine. Gjithashtu Nallbani ne bashkepunim me shtetasin P.Mihaylov kane importuar nga Shqiperia ne Itali si dhe kane transportuar e kane mbajtur me qellim shitje nje sasi te pa precizuar heroine e substance narkotike qe eshte kujdesur ne gjetjen e saj ne Shqiperi-thuhet nder te tjera ne vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare qe ka bere njohjen dhe konvertimin e denimit. Autoritetet italiane ne vendim kane renditur edhe datat dhe vendet ku eshte sekuestruar droga ku eshte implikuar i denuari Nallbani.

Me 3 dhjetor 2003 ne Bari e ne Rome me 26 prill 2004 ne Bari dhe para dhe pas dates 2 maj 04 ne Anguillara Sabazia e ne Milano. I denuari Nallbani eshte arrestuar me 24 dhjetor 2010 ne Tirane pas urdher arrestit te leshuar nga Drejtoria e Policise se Tiranes.





PADI

Prudentino kundershton ekstradimin ne Gjykaten e Larte



TIRAN- Mbrojtes ligjor i te ekstraduarit tashme Albino Prudentino avokati Ferdinand Doja i eshte drejtuar me rekurs Gjykates se Larte duke kerkuar rrezimin e vendimeve te ekstradimit ndaj klientit te tij dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare dhe asaj te Apelit ne Vlore. Nje muaj pas ekstradimit te Prudentinos i akuzuar nga autoritetet italiane nder te tjera edhe per pjesemarrje ne organizaten mafioze Sacra Corona Unita avokati Doja kerkon qe Gjykata e Larte te deklaroje ekstradimin te pavlefshem pasi eshte bere ne kundershtim me Kushtetuten.





Sipas avokatit Doja nuk mund te ekstradohet nje person perderisa ne Shqiperi ndaj tij ka nje hetim penale per nje veper te caktuar. Ne kohen qe ne Shqiperi ndaj tij ka nje procedim hetimor ai nuk mund te ekstradohet pa mbaruar procesin penal ne Shqiperi. Keshtu qe vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare dhe Apelit ne Vlore eshte marre ne kundershtim me Kushtetuten dhe Konventen Nderkombetare te Ekstradimit-tha avokati Doja per Shekullin. Sipas tij me kete pretendim i jane drejtuar edhe dy shkalleve te gjyqesorit ne vend te cilet nuk kane pranuar kerkesen e mos ekstradimit duke vendosur lejimin e dergimit te Prudentinos ne Itali. Sipas prokurorise mesohet se ndaj Prudentinos i akuzuar si pjesetar i mafias Sacra Corona Unita ne Shqiperi ka nisur nje procedim penal per akuzen e pastrimit te parave. Po ky procedim ka nisur edhe ndaj djalit te tij Angjelo Prodentino dhe ortakeve te tij mes tyre dy kuneterit e ministres se Integrimit znj.Majlinda Bregu shtetasve Ervis Gjecaj dhe Gani Baku.





Vete i ekstraduar Prudentino dhe djali i tij ne asnje rast nuk kane pranuar se kane shfrytezuar bizneset e tyre ne Shqiperi per pastrimin e parave te ardhura nga mafia. Arrestimi i 5-vjecarit Prudentino eshte kryer pasditen e dates 29 shtator 2010 ne banesen e tij te marre me qira ne Vlore mbi bazen e urdhrit te arrestit te leshuar nga Prokuroria Distretuale Antimafia e Leces per nje sere akuzash ku nder te tjera edhe si pjesemarres ne organizaten mafioze Sacra Corona Unita.

Arrestimi i tij erdhi pas urdher arrestit me nr.369507 te dates 20 shtator 2010 te leshuar nga Gjykata e Leces. Nderkohe ne Shqiperi i jane sekuestruar bizneset e ngritura pas vitit 2007 ku Prudentino ishte transferuar nga Italia se bashku me familjen per te punuar dhe jetuar. F.Vezaj