Durres- Rebelet e Hamallajt qe sulmuan dhunshem forcat e policise, duke perdorur edhe bomba molotov, mbeten ne qeli, ndersa njeri prej tyre u la i lire per shkak te moshes se mitur. Gjashte prej te arrestuarve te dyshuar nen kater akuza pas perleshjes masive te ndodhur te enjten e kaluar, kane marre dje masen “arrest me burg”, kurse i shtati “detyrim paraqitje”. Gjykata e Shkalles se Pare ne Durres mori parasysh kerkesen e prokurorit te ceshtjes, ndersa per tre nga te dyshuarit masa e paraburgimit ka qene 20-30 dite izolim deri ne gjetjen e provave te tjera. Ne gjykate pritet te dalin edhe dy personat e fundit qe u ndaluan te premten, te cilet akuzohen se u perfshine ne perleshjen ku u plagosen kater efektive speciale. Sipas vendimit te marre ne harkun e dy oreve, ne qeli do te qendrojne Alfred Kukaj, Pjeter Kaci, Edmir Osmanaj, Mentor Cekrezi, Abedin Rustemaj dhe Agim Rustemaj, kurse vellai i vogel i tyre, Avni Rustemaj, eshte lene i lire.
Gjyqtari i gatshem, Rexhep Bekteshi, i ka cilesuar te ligjshme arrestimet e policise, duke konsideruar si prova faktet e sjella nga prokurori Vladimir Mara, per lenien ne burg te 6 prej te ndaluarve, kurse per nje 17-vjecar u dha “detyrim paraqitje” per shkak te moshes. Perfaqesuesi i akuzes rrefeu ne seance, me prezencen e te dyshuarve, te gjithe ngjarjen qe ndodhi gjate paradites se enjte, kur turma me rreth 200 persona banues ne Hamallaj e Sukth, qelloi me gure, bomba molotov dhe hunj gardhi, forcat e rendit qe mbeshtesnin aksionin e Policise Ndertimore per shembjen e ndertesave te paligjshme ne kete zone. Akuzat e ngritura ndaj grupit te banoreve kane qene “plagosje e punonjesve te policise per shkak te detyres, e kryer ne bashkepunim”, “organizim dhe pjesemarrje ne grumbullime dhe manifestime te paligjshme”, “pengim te mjeteve te transportit”, si dhe “prishje te rendit dhe qetesise publike”. Prokuroria vleresoi faktin se nga perleshjet u lenduan 4 efektive te policise, 3 prej te cileve ndodhen ende nen terapi ne spitalin Ushtarak te Tiranes.
A. Q.
Pretendimet e avokateve: “Nuk u arrestuan ne vendngjarje”
Avokatet e mbrojtjes mohuan akuzat e klienteve te tyre, duke u shprehur se kane qene te rastesishem ne vendngjarje, duke kerkuar lirimin ne sallen e gjyqit, por kjo ne fund te seances eshte hedhur poshte nga gjykata, e cili vendosi t’i mbaje ne burg sulmuesit e policise. Prokuroria serviri pamje filmike dhe fotografi te personave te dyshuar, ndaj dhe gjyqtari mori parasysh provat. Ne pritje te mases se sigurise jane edhe te dyshuarit Azem Hasanpapaj dhe Bujar Hysa. Per shkak te situates se krijuar ne Hamallaj, Inspektoriati Ndertimor eshte terhequr nga aksioni deri ne nje moment te dyte, ndersa i cilesoi mbi 100 ndertime ne kete zone si te paligjshme.
Masat e gjykates:
Alfred Kukaj, arrest me burg
Pjeter Kaci, arrest me burg,
Edmir Osmanaj, arrest me burg
Mentor Cekrezi, arrest me burg
Abedin Rustemaj, arrest me burg
Agim Rustemaj, arrest me burg
Avni Rustemaj, detyrim paraqitje