Angli


kokaineSë fundmi, policia britanike ka zbuluar një bandë shqiptarësh, e cila merrej me trafikun e drogës. Të pesë anëtarët e bandës janë arrestuar në gjumë, ndërkohë gjykata britanike ka dhënë dhe dënimet përkatëse, ndërsa mësohet se arrestimet janë kryer disa ditë më parë. Fatos Hasa, i cili kishte në pronësi një lokal dhe mendohet se është dhe kreu i bandës, u dënua me 8 vjet burg. Ndërsa të tjerët, Lorenc Hasa, 29 vjeç, u dënua me 5 vjet e 6 muaj burg; Naldi Metaj 23 vjeç, me 5 vjet e 6 muaj burg; Dardan Merdhoqi, 24 vjeç, me 6 vjet e 6 muaj burg si dhe Sharif Omar 34 vjeç, me 3 vjet e 3 muaj burg. Policia britanike gjithashtu ka sekuestruar dhe 3 kilogramë kokainë, 7 kilogramë kanabis dhe 147 mijë paund në cilësinë e provës materiale.


Ky shkrim Burg shqiptarëve që trafikonin drogë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.