Bushati-BidenGjatë qëndrimit të tij në Uashington, Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati zhvilloi një takim me zv. Presidentin amerikan Joe Biden.


Në rrjetin social Facabook, ministri Bushati shkruan një takim miqësor me zv/Presidentin Biden. Me kolegët e pranishëm në Washington DC patëm një takim miqësor me zv/Presidentin amerikan Joe Biden.


” U ndjeva i vlerësuar dhe i inkurajuar nga vullneti i lidershipit amerikan për të thelluar partneritetin euro-atlantik dhe për të forcuar rolin amerikan në rajon në bashkëveprim me BE, deklaron Ministri i Jashtëm.


Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Uashington,  Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mbajti një fjalë në Konferencën e Këshillit të Atlantikut, një nga organizmat me kontribut të veçantë ndërkombëtar në farkëtimin e dimensionit transatlantik të politikës  së jashtme dhe të sigurisë  të SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s.


Në këtë aktivitet, ku morën pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, si dhe Ministra të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes nga vendet e anëtarësuara në NATO gjatë dekadës së fundit, dominuan shqetësimet në lidhje me situatën e paqëndrueshme në Ukrainë si dhe sfidat që kjo situatë paraqet për të ardhmen e komunitetit euro-atlantik.


Në fjalën e tij ministri Bushati theksoi se, në kontinentin evropian vijojnë të ekzistojnë zona me potencial të lartë destabilizues, të cilat kur shoqërohen me agjenda zgjerimi rivale, krijojnë kushtet ku e drejta ndërkombëtare dhe parimet themelore demokratike mund të shkelen pa u ndëshkuar.


Gjithashtu Ministri Bushati u shpreh se as Evropa dhe as NATO nuk duhet të injorojnë sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, për sa kohë i gjithë rajoni nuk është ende plotësisht i ankoruar në rrjedhat euro-atlantike.