Dhoma e Përfaqësuesve hapi rrugën për miratimin e një projekt-ligji afatshkurtër që do të vazhdojë financimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Ligjvënësit votuan sot me 240 vota por dhe 183 kundër duke hequr një pengesë proceduriale për të përparuar me projektligjini, vetëm disa orë para përfundimit të afatit të mesnatës kur kjo agjenci nuk do të kishte më fonde për të funksionuar.

Projektligji jep fonde për tre javë të tjera ndërsa republikanët përpiqen të sprapsin veprimin ekzekutiv të presidentit Obama mbi imigracionin, që kufizon deportimin e njerëzve që kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Para se projekligji të hyjë në fuqi, megjithatë, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati duhet të votojnë për miratimin e tij përfundimtar.

Nëse Kongresi nuk e miraton projektligjin deri në mesnatë gati 30 mijë punonjës do të pezullohen përkohësisht nga puna ndërsa 240,000 të tjerë do të punojnë pa pagesë.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare është agjencia qeveritare që patrullon kufijtë e vendit dhe kontrollon pasagjerët në aeroporte.