Buxheti i bashkise se Tiranes nuk eshte miratuar, pasi deri tani nuk ka asnje shkrese zyrtare per te. Deklarata eshte bere nga prefekti i Qarkut te Tiranes Ruzhdi Keci, i cili eshte personi qe hedh firmen e fundit per miratimin ose jo, te buxhetit. Nje kompetence te tille ia mundeson ligji, por per buxhetin 2009, Keci thote se nuk eshte njohur me asnje lloj votimi. Sipas tij, kryetari i Keshillit Bashkiak duhet t'i sjelle nje vendim qe eshte marre si pasoje e votimit dhe me pas, duhet te jete prefekti ai qe jep "vulen" e fundit. Por, prefekti i Tiranes thote se nuk i ka mberritur asnje lloj dokumenti per firmosje.


Levrimi


Sipas prefektit Keci, dega e thesarit te Tiranes nuk mund te levroje fondin e buxhetit te bashkise 2009, pa pasur para dokumentin e vendimit te Keshillit Bashkiak. "Eshte e pamundur te ekzekutohet buxheti, pa nje vendim te ketij Keshilli. Detyrimisht duhet vendimi i Keshillit Bashkiak, ndryshe bashkia mund ta levronte edhe me pare dhe s'kishin pse te beheshin gjithe ato debate", sqaron prefekti Keci. Sipas tij, rregullorja e funksionimit te Keshillit te Bashkise se Tiranes, ne Nenin 19 te saj, shprehet qarte se votat numerohen nga sekretaria e Keshillit dhe rezultatet i jepen kryetarit te Keshillit, per t'u deklaruar. Me pas, vendimi i kalon prefektit te qarkut per firmen finale, permes kryetarit te Keshillit Bashkiak. Por ne rastin konkret, kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes e quajti votimin te pavlefshem, ndaj asnjera nga keto procedura nuk eshte kryer.


Qendrimi


Me tej, prefekti i Tiranes Ruzhdi Keci, thote se me votimin e mbremjes se te martes, ligjerisht ai nuk mund te kryeje asnje veprim. "Miratimi i buxhetit te bashkise ashtu si cdo vendim tjeter i Keshillit Bashkiak fillon te ekzistoje pra, merr fuqi ligjore pasi eshte konfirmuar per bazueshmeri ligjore nga prefekti i qarkut. Buxheti i Tiranes nese eshte miratuar do te vije, dhe me pas do te shprehet prefekti. Mua nuk me ka ardhur asnje vendim i kesaj mbledhjeje. Vendimet vijne nepermjet kryetarit te Keshillit Bashkiak", ka sqaruar prefekti i Tiranes. Ai ka vijuar me tej se, mbledhja drejtohet nga Kryetari i Keshillit dhe sipas tij mbledhja ishte nul. Pasi nuk ka konkluduar me nje vendim. Nje dite pas ketij votimi, kryebashkiaku Rama deklaroi se buxheti hyri ne fuqi duke e quajtur kete ceshtje te mbyllur. Por sic sqaroi edhe prefekti Keci, pa nje vendim te Keshillit Bashkiak dhe pa firmen e tij perfundimtare, buxheti do te duhet te kaloje serish per vote. Ndersa dy dite me pare, kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, i cili nuk ngurroi t'i numeronte vete votat, tha se e konsideronte buxhetin te miratuar. Megjithate, duket se kjo nuk eshte aspak e vertete, sepse ligji njeh nje sere procedurash te tjera qe duhen zbatuar.


Sekretari i Keshillit Bashkiak: Votimi ishte i rregullt


Sekretari i Keshillit Bashkiak te Tiranes, Vladimir Gjonaj, e ka cilesuar votimin e se martes, te rregullt, duke saktesuar se ne salle kane qene te pranishem 53 anetare te ketij Keshilli, nga te cilet 29 kane votuar pro, miratimit te buxhetin 2009 ne parim. "Ne pikepamje te kuadrit ligjor, procesi i votimit u hap dhe u krye normalisht, qofte nga ana e prezences se domosdoshme ligjore, qofte per sa i takon lexueshmerise krejt te qarte te vullnetit te shprehur me vote", tha Gjonaj. "Une dhe sekretaria pas numerimit, si zakonisht ia raportuam rezultatin, kryetarit te Keshillit per te bere shpalljen e vendimit te marre nga Keshilli. Fillimisht, rezultati i votimit u pranua nga kryetari i Keshillit, madje pasi u verifikua edhe nga ai vete, por vetem pak me pas, kryetari i Keshillit shpalli cuditerisht parregullsine e votimit", ka vijuar ai. Sipas sekretarit te Keshillit Bashkiak te Tiranes, detyren e numerimit zyrtar te votave dhe nxjerrjen e rezultatit zyrtar e ka vetem Sekretaria e Keshillit dhe askush tjeter qe mund te numeroje per hesapin e tij, qofte ky kryetari i Keshillit, kryetari i bashkise apo vete keshilltaret, mediat ose publiku.