U mbyll me fitoren e thellë 3-0 të Wolfsburgut ndaj Borussia Moenchengladbach java e 14-të e Bundesligës me ujqërit që ndalën serinë e rezultateve pozitive të formacionit të drejtuar nga ish trajneri i Wolfsburgut Dieter Hecking.


Në Wolkswagen Stadion vendosën gjithçka golat e Malli e Didavit në pjesën e parë dhe mesfushorit francez Guilavogui në fraksionin e dytë. Me këtë fitore Wolfsburgu ju largua fundit të renditjes ndërsa i hoqi mundësinë Gladbahut për tu ngjitur në vendin e dytë.


Më herët në sfidën e orës 15:30, triumfoi Eintrachti i Frankfurtit që mposhti brenda në kryeqytet Herthan e Berlinit me rezultatin 2-1. Avantazhi provizor i berlinezëve me talentin Davie Selke u përmbys nga golat e Wolf dhe Kevin Prince Boateng me Frakfurtin e Niko Kovac që mori një fitore shumë të rëndësishme që e afron me zonën europiane.


3 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)