Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 17:37

Komandanti i KFOR-it Erhard Byhler, ka informuar sot sekretarin e shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, parlamentarin Kristian Shmidt mbi situatën aktuale në Kosovë dhe misionin e KFOR-it.



Shmit ka qenë i shoqëruar nga ministri i Brendshëm i landit gjerman të Bavarisë dhe disa anëtarë të parlamentit bavarian.



Gjatë këtij takimi thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga KFOR-i, gjenerali Byhler ka folur për situatën aktuale të sigurisë dhe atë politike në Kosovë.



Byhler citohet të ketë thënë se “KFOR-i është i përkushtuar të vazhdojë prezencën e tij në veri për t’i mbrojtur njerëzit dhe për t’i stabilizuar kushtet e jetesës për qytetarët të cilët janë të lodhur me kërcënimet nga elementet kriminale dhe radikale”.



Gjenerali Erhard Byhler ka informuar sekretarin e shtetit, mbi detyrat dhe operacionet aktuale të KFOR-it dhe përkushtimin e trupave gjermane në Kosovë. /rel/