Rasti me perpjekjen per te hedhur ne ere aeroplanin mbi Detroit, ka shtyre kreun e CIA-s te paralajmeroje ndryshime ne funksionimin e agjencise. Drejtori i Agjencise qendrore te kunderzbulimit CIA, Leon Panetta, ka urdheruar te premten ndryshime brenda organizates, me qellim te ndjekjes me te mire te terroristeve te dyshuar dhe kembimit me te shpejte te informatave per aktivitetet e tyre. Ky hap i pasoi kritikat e ashpra te Shtepise se Bardhe ne llogari te agjencive, per shkak se nuk kishin arritur te zbulojne me kohe qellimet e nigerianit, i cili u perpoq ta hedhe ne ere aeroplanin mbi Detroit me 25 dhjetor. Ne komunikaten nga CIA, theksohet se drejtori Panetta e ka udhezuar agjencine qe t'i finalizoje dhe t'i dergoje informatat per "ekstremistet dhe terroristet e dyshuar komunitetit te gjere te zbulimit brenda 48 oresh". Behet e ditur se CIA ka planifikuar ta rrise numrin e analisteve, te cilet do te perqendrohen ne Jemenin dhe Afriken. Te merkuren, Gjykata Federale ngriti padi kunder nigerianit Umar Faruk Abdulmutallab, te dyshuarit per sulmin me bombe ne aeroplanin amerikan te udhetareve. Sipas aktpadise prej gjashte pikash, 23-vjecari Abdulmutallab akuzohet per perpjekje te perdorimit te armes per shkaterrim ne mase dhe per tentim vrasje. Zyrtare amerikane kane thene se Abdulmutallab eshte stervitur ne Jemen nga pjesetaret e rrjetit terrorist Al Kaida.