Sipas gazetarit të "Time', Xho Klein, gjenerali amerikan në Afganistan, Stenli MeKristal do të largohet nga posti që mban. Gazetari Klein pohoi për "CNN" se gjenerali McChrystal, ka dhënë dorëheqjen, pasi presidenti Obama ka humbur besimin pas artikullit kritik ndaj tij dhe zyrtarëve te tjerë të lartë të administratës Obama. Vetë "CNN" pohon se lajmi mbetet ende për t'u verifikuar dhe se po punon për marrjen e informacioneve më të sakta për të. Gjenerali Stanley McChrystal, komandant i trupave të NATO-s në Afghanistan, u përfshi në një situatë jo të favorshme pasi kishte shprehur kritika ndaj preisdentit Obama në një intervistë dhënë për Rolling Stones. Ndërkaq vetë Obama, në përfundim të takimit me stafin e tij, është limituar duke thënë se do të takohet sot me McChrystal, por nuk shpjeguar nëse ka ndërmend apo jo, ta pranojë dorëheqjen e tij. Kështu që presidenti amerikan Barack Obama nuk ka marrë ende vendim për të ardhmen e Komandatit të Shtabit të Përgjithshëm të trupave amerikane në Afganistan, Stanley McChrystal, pas vërejtjeve poshtëruese që ai ka bërë për disa anëtarë të qeverisë amerikane. Komandani i NATO-s në Afganistan, në një intervistë për revistën "Rolling Stone" ka folur në mënyrë poshtëruese për zëvendëspresidentin Joe Biden, ambasadorin amerikan në Kabul, Karl Eikenberry dhe të ngarkuarin amerikan në Afganistan, Richard Holbrooke. Pas komenteve kritike, Gjenerali kërkoi falje.