Sipas gazetarit të Time, Xho Klein, gjenerali amerikan në Afganistan, Stenli MeKristal ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Gazetari Klein pohoi për CNN se gjenerali MeKristal, ka ofruar dorëheqjen, pasi presidenti Obama ka humbur besimin pas artikullit kritik ndaj tij dhe zyrtarëve te tjerë të lartë të administratës Obama.

Vetë CNN pohon se lajmi mbetet ende për t’u verifikuar dhe se po punon për marrjen e informacioneve më të sakta për të.