Shkarkime në Konsullatën shqiptare në Bari të Italisë.


Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, ka shkarkuar sot nga detyra Konsullin e Përgjithshëm në Bari, Ardian Haskajn, sipas “News24”.


cakaj


Në vend të Haskaj, Cakaj ka emëruar Genta Mburimin.


Shkarkimi në Konsullatën në Bari vjen pas shkarkimeve në Konsullatën Shqiptare në Athinë.


Pak javë më parë, Cakaj shkarkoi të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, mes të cilëve edhe vetë ambasadoren Ardiana Hobdari.


Shkarkimet erdhën me arsyetimin se stafi nuk ka performuar në mbështetje të shqetësimeve të komunitetit shqiptar në Greqi.