Këngëtarja Carly Simon ka zbuluar ish të dashurin misterioz që e ka frymëzuar për hitin e famshëm të 1972, Youre So Vain. Sipas saj, kënga thumbuese për një ish-të dashur egocentrik është frymëzuar nga tre meshkuj që ishin në jetën e saj në atë periudhë dhe një prej tyre është Warren Beatty.


Unë e kam konfirmuar se vargu i dytë është për Warren, tha Simon për revistën People, teksa solli edhe disa kujtime të “Boys in the Trees.”


70-vjeçarja shtoi më tej se Beatty, ylli i filmave “Bonnie and Clyde” dhe “Shampoo,” e di që ky varg është për të, madja ai mendon se e gjithë kënga është shkruar për të.


Simon ka konfirmuar romancat e saj në atë kohë me këngëtarët Mick Jagger dhe Cat Stevens, si edhe aktorin Jack Nicholson, po ashtu edhe Beatty, por nuk ka përmendur emra të tjerë. Megjithatë, ajo është shprehur se kënga nuk është për bashkëshortin e saj, kantautorin James Taylor.


Singëlli You’re so vain, Ti je kot i këngëtares Carly Simon ka qëndruar në krye të klasifikimeve në SHBA, Kanada, Australi dhe Irlandë në vitin 1972, dhe është një nga hitet më të famshme të saj.


Simon tha se ishte lodhur nga interesi i njërëzve për të ditur se kush e frymëzoi këtë këngë. Përse duan ta dinë vallë? Kjo është çmenduri! tha ajo.



/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter