Per here te pare kete te diel "Carmen" do te ngjitet si balet ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Fale nje bashkepunimi me kompanine italiane "Balleto del Sud", TOB i ka besuar koreografine, skenen dhe kostumet italianit Fredy Franzutti, i cili me trupen e tij e ka performuar shpesh "Carmen" ne skena nderkombetare. Baleti permban muziken e kater autoreve, Bizet, Albéniz, Chabrier dhe Massenet, ndersa libreti i baletit me dy akte eshte ngritur mbi tregimin me te njejtin titull te Prosper Mérimée-se. Ne rolet kryesore jane balerine shqiptare e italiane, si Enada Hoxha, Gerd Vaso, Paola Acosta, Ervis Nallbani, Karlos Moltalvan, Alessandro De Ceglia, Sokol Zhugri, Ledia Sula etj. Mengjesin e djeshem, trupa e baletit, qe do te kete protagoniste Enada Hoxhen beri provat e fundit. Sipas Hoxhes, personazhi i Carmen-it, qe ndan dashurine per toreadorin Eskamillo e tjera per Don Hosen, eshte endrra e cdo solisti. Per kater netet e shfaqjes qe ngjitet ne skene deri ne 16 prill, (11, 13, 14 dhe 16 prill, ora 19:00) ne kuader te aktiviteteve "Italia dhe Shqiperia-Dy popuj, nje det, nje miqesi", Orkestren Simfonike te Teatrit te Operes, e drejton dirigjenti Francesco Libetta. Carmeni interpretohet nga Enada Hoxha dhe Paola Acosta, Joze eshte Ervis Nallbani dhe Karlos Moltalvan, ndersa Eskamilo interpretohet nga Gerd Vaso dhe Alessandro De Ceglia, Zuniga nga Sokol Zhugri, kurse ne rolin e Mikaeles eshte Ledia Sula dhe Paola Acosta.