Gjithcka eshte thuajse gati per premieren e Karmenit nga trupa e baletit me koreografi të Fredy Franzuttit. Trupa e baletit qe prej mengjesit te sotem eshte ngjitur ne skene per provat e fundit. Jane kater autore te ndryshem qe tek Karmeni kane shkrire gjiteh njohurite dhe talentin e tyre muzikor Bizet, Albéniz, Chabrier, Massenet.






Libreti i baletit me dy akte është ngritur mbi tregimin me të njëjtin
titull të Prosper Mérimée-së. Koreografi Franzutti ka marrë përsipër të
realizojë edhe skenografinë e kostumet e këtij baleti qe do te shfaqet
per publikun e kryeqytetit me 11 prill.



Kjo shfaqje është një bashkë prodhim i Teatrit të Operës dhe Baletit dhe
kompanisë italiane "Balletto del Sud" dhe rolet kryesore janë të ndara
mes solistësh shqiptarë dhe italianë. Karmeni interpretohet nga Enada
Hoxha dhe Paola Acosta, Joze është Ervis Nallbani dhe Karlos Moltalvan.
Eskamilo interpretohet nga Gerd Vaso dhe Alessandro De Ceglia, Zuniga
nga Sokol Zhugri, kurse në rolin e Mikaelës është Ledia Sula dhe Paola
Acosta. Në katër net, Orkestrën Simfonike të Teatrit të Operës, do ta
drejtoje dirigjenti Francesco Libetta.



Mira Tuci