Baleti Karmen u shpërfaq në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me simbolikën e freskoreve të kërcimtareve spanjolle.

Enada Hoxha ose Karmeni me ngjyresa shqiptare e stolisur me klasiken dhe modernen si dhe djemtë dhe vajzat profesionistë të rinj të baletit krijuan atmosferën e latine të ngjyrave të ndezura e kontrasteve të forta të lëvizjeve. Premiera u ndoq me vëmendje si shenjë vlerësimi edhe nga Kryeministri Berisha dhe Ministri i Kulturës, Turizmit Rinisë dhe Sporteve Xhaferaj.



Vepra koreografike vezulloi mbi skenë si një dashuri italo shqiptare në interpretimin e balerinëve së bashku me solistët e "Balleto del Sud"dhe gjuhën Muzikorë të kombinuar prej kompozitorëve francezë Bizet, Massenet, Charprier dhe Albeniz,.



Ky balet nuk është i panjohur për solistët e Teatrit të Baletit, dhe të tjerë personazhe mbërritën nga Gerd Vaso, Dion Gjinika, Rovena Shqevi, Evis Nallbani . Me skenografi të Francesco Palmas, dhe dirigjimin e Francesco Libetta-s, tregimi i Prosper Merimee, "Carmen" rezonoi në kohë si një histori dashurie fatale.



Në një fabrikë cigaresh, Carmen përleshet me një tjetër grua. Për t'i ndarë thërrasin Don Josenë ushtarakun që bie në dashuri dhe i zhgënjyer në fund nga pasioni për i Karmenit për një Toreador i pret rrugën dhe e vret . Carmen baleti me dy akte vijon edhe gjatë javës së ardhshme në datat 12, 14 dhe 16 prill në bashkëpunim me "Balleto del Sud" të Leçes, me koreografi të Fredy Franzutti-t.