"Carmina Burana" do të vijë në TOB këtë herë me një rikonceptim koreografik dhe skenik. Vepra e kompozitorit të famshëm Gjerman Carl Orff do të sillet ndryshe për publikun shqptar nga koreografi Arian Sukniqi.

Personazhet kryesore të kësaj vepre do të jenë të rinjtë Erald Zela dhe Isida Mollaymeri

Kjo vepër do të vihet në skenë në datat datat 18, 19, 20 Maj 2012 në orën 19.00. Vepra e kompozuar nga Karl Orff është shfaqur në vitin 1937 në Frankfurt-Gjermani. Vepra zhvillohet në formën e një deklamacioni pa një subjekt të caktuar që nxjerr në pah rëndësinë e fatit në jetën njerëzore së e kërkuari atë, pasi ai vetëm rrotullohet dhe në çdo moment të vjen në ndihmë.