27-09-2012 / Gazeta 55

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti takon znj. Catherine Ashton, përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme dhe e Sigurisë në BE

Në bisedën që zhvilloi me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në BE, znj. Catherine Ashton, Ministri Panariti u ndal veçanërisht në ecurinë e reformave që janë ndërmarrë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Z. Panariti përmendi drejtimet në të cilat është përqendruar aktiviteti i Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe rezultatet që janë arritur në këtë drejtim.
Me rastin e festimeve për 100 -Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Ministri Panariti e ftoi Baroneshën Ashton për një vizitë në Shqipëri.
Baronesha Ashton, nga ana e saj, e përgëzoi Ministrin Panariti për përpjekjet dhe progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Shqipëria në drejtim të plotësimit të 12 kritereve për marrjen e statusit kandidat. Ajo shprehu dëshirën për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Bashkimit Evropian dhe Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të KiE.
Baronesha Ashton shprehu dëshirën të vizitojë së afërmi Shqipërinë.

...