Kreu i PAD-së, Neritan Ceka, ka deklaruar se neni 98 i Kodit Zgjedhor për kthimin e fondeve është antikushtetues dhe se në të ardhmen ai nuk duhet të ekzistojë. “Mendoj që neni është antikushtetues. Që në momentin që i jep të drejtë KQZ të vendosë brenda një afati minimal përjashtimin e partive nga zgjedhjet. Këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese. Është një ligj antikushtetues që mendoj se duhet të hiqet një orë e më parë nga ky kod, që ka edhe probleme të tjera për të korrigjuar. Nuk ka asnjë kuptim që partitë e mëdha, përveçse kanë përfituar nga votat e partive të vogla, të kërkojnë prej tyre dhe para. Ne po bisedojmë, kemi biseduar edhe më përpara me kryetarin e PD dhe kam gjetur mirëkuptimin e tij përpara se të hapej çështja.” theksoi Ceka.