Asnje rezerve per ushtrimin e detyres nga ana e Presidentit te Republikes Bamir Topi nga kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka. Ne nje reagim per gazeten ne nje vjetorin e detyres se kreut te shtetit, Ceka vleresoi se Topi ka krijuar fizionomine presidenciale. "Presidenti Bamir Topi ka vepruar e ushtruar detyren e tij ne perputhje te plote me Kushtetuten", tha Ceka. Aleancisti i njohur dhe per voten e tij ne momentin e zgjedhjes se Topit nga Kuvendi, vleresoi me nota maksimale punen nje vjecare te Bamir Topit ne drejtimin e vendit. "Ai arriti ta ruaje presidencen nga konfliktet e nisura nga ekzekutivi dhe ja doli shume mire. Cdo veprim e ndermori ne perputhje me Kushtetuten", vijoi vleresimet Ceka.