Republika Ceke vlereson se njohja e Kosoves nuk eshte kusht per anetaresimin e Serbise ne Bashkimin Evropian.

Qendrimi i Prages zyrtare eshte bere i ditur nga ministri i Jashtem Karel Shvarcenberg gjate nje vizite ne Beograd.

Kosova nuk eshte nje kusht qe i eshte vene Serbise ne rrugen e saj drejt BE-se. E rendesishme eshte qe mes vendeve te Ballkanit perendimor te kete nje bashkepunim te shendoshe ka pohuar shefi i diplomacise ceke pas nje takimi me homologun Vuk Jeremic.

Shpresoj se njohja e Kosoves nuk do te jete kurre nje kusht per Serbine pasi eshte nje kusht qe ne nuk do te mund ta plotesonim eshte shprehur nga ana e tij Jeremic.

Me tej ministri serb ka pershendetur vendimin e djeshem ne Luksemburg te ministrave te Jashtem te BE duke e cilesuar ate si vendimin e madh drejt rruges per ne Union.