Ka filluar Kampionati Botëror i 20 në Brazil me një ceremoni hapëse, e cila në thelbin e saj kishte prezantimin e kulturës së përgjithshme braziliane.



E ndërkohë që pritej me shumë kureshtje, protestat nuk kanë reshtur, madje janë intensifikuar sa më tepër afrohej ora e ceremonisë. Mediat botërore kanë njoftuar për 2 gazetarë të CNN, gjatë një përleshjeje të protestuesve e policinë. Gjithsesi, asgjë nuk e ndali zhvillimin normal të ceremonisë së hapjes që u mbajt në stadiumin “Itakuerao” të San Paolos. I cilësuar si një nga botërorët më të shtrenjtë, rreth 12 miliard dollarë janë harxhuar për të, Brazil 2014Ja ku e shohin policët brazilianë golin e Neymar
“Brazil 2014”, vendasit e nisin me fitore
Anglia dominon Botërorin kjo ceremoni pak tregoi nga buja e madhe e shifrave. Për të ishte punuar me muaj të tërë madje mediat vendase kanë raportuar se për një minutë nga ajo shfaqe është punuar rreth 200 orë. Dhe as janë shfaqur pasuritë natyrore dhe kultura muzikore braziliane, nuk ka munguar edhe kënga zyrtare  botërorit, e cila u këndua nga Jennifer Lopez, Pitbull dhe një këngëtare vendase. Më pas gjithçka u mbyll me largimin e tyre, për t’i lënë 60.000 të pranishmit në stadiumin e San Paolo-s, nën shoqërinë e ndeshjes së parë të këtij Botërori Brazil-Kroaci. / Top Channel