Ka përfunduar sot projekti F.A.M.A, Kurs i Formimit në Mjeshtërinë Antike. Plot 20 shqiptarë të moshave të ndryshme kanë marrë sot certifikatën e njohjes se kursit profesional. 

LECE - Në kuadër të programit të iniciativës komunitare “Interreg 3 Itali-Shqipëri”, është finalizuar sot projekti F.A.M.A, Kurs Formimi në Mjeshtërinë Antike. Plot 20 shtetas shqiptarë të moshave të ndryshme pasi janë trajnuar në shkollën italiane të restaurimit antik në Lece, kanë marrë sot certifikatën e njohjes se kursit profesional.

Gjatë konferencës finale, përgjegjësit e projektit e kanë vlerësuar nismën ndërsa u shprehën se objektivi kryesor i këtij projekti ka qenë rritja e mundësisë së punësimit për qytetarët shqiptarë, rezidente dhe jo, në Lece. 20 kursantet e parë të projektit janë vlerësuar si aktorë ekonomike, të afte për tu angazhuar në zanatet antike, siç është ndërtimi dhe rindërtimi i mureve me gur në të thatë dhe sistemimi i kalldrëmeve antike në qendrat historike, të cilat janë në zhdukje.

Falë projektit të mbështetur nga bashkia dhe provincë e Leçes, janë realizuar dy kurse formimi, Restaurim Urban dhe Specialitet muraturë në të thatë. Pas kontigjentit të parë, shumë shpejt pritet të niset grupi i dytë, më i madh në numër, i cili do të trajnohet sërish në Itali.
(a.s/Balkanweb/News24)