West Ham insiston në përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Bordeaux, Marouane Chamakh gjatë afatit kalimtar të janarit.



Revista angleze News of the World ka bërë të ditur të dielën se klubi nga Premierliga synon të arrin marrëveshje me Bordeaux pavarësisht ardhjes eventuale të pronarëve të rinj.



Chamakh ishte në prag ti bashkohet West Hamit gjatë verës mirëpo klubi nga Upton Park nuk ishte në gjendje të paguaj 6 milionë funta në ditën e fundit të afatit kalimtar.