Chelsea është zgjedhur skuadra më e mirë e vitit në Evropë nga Asociacioni i Klubeve Evropiane.

Gjiganti londinez mori çmimin pas një sezoni ku fitoi Ligën e Kampionëve por përfundoi i gjashti në Premierligë, pozita e tyre më e dobët prej kur Roman Abramovich bleu klubin nga Stamford Bridge më 2003. Mirëpo, skuadra e menaxherit Roberto di Matteo triumfoi edhe në FA Cup.

Chelsea në garë për çmimin mposhti gjigantët spanjollë Real Madridin dhe Barcelonën. Asociacioni komentoi se çmimi ndahet si “mirënjohje e paraqitjeve të jashtëzakonshme të klubeve duke inkurajuar drejtimin e suksesshëm”.