President. Sipas fjalorit të gjuhës shqipe është ai që zgjidhet për një periudhë kohe për të drejtuar një organizatë ose një institucion politik. Ndërkohë që dekadën e fundit të shekullit XX kjo fjalë iu shtua edhe botës së futbollit me një ndryshim goxha thelbësor. Presidentët e klubeve sportive jo vetëm që drejtojnë këto organizma, por disa edhe investojnë në to.
Të suksesshëm në fushën e biznesit këta të fundit i kanë dhënë një hap tjetër, një marsh më shumë makinerisë së ndryshkur të futbollit shqiptar. Ata janë shpesh herë më "të fshehur" kundrejt mediave, por kjo nuk zvogëlon aspak rëndësinë e tyre. Madje, pa ata nuk do të kishte futbollistë cilësorë. Pa ata nuk do të kishte një luftë sportive më konkurruese. Pa ata nuk do të kishte ambiente sportive dhe tifozë, ndonëse të paktë, që ndjekin me fodullëk skuadrat e tyre. Ca kanë kohë që drejtojnë klube në kampionatin shqiptar. Ndër më të vjetrit janë presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu dhe ai i Partizanit, Albert Xhani, të cilët drejtojnë respektivisht durrsakët dhe "demat e kuq" që prej 1999-ës. Ndërkohë që ca të tjerë e kanë sefte. Prej jo më shumë se dy muajsh, Xhavit Ismaili, Gjok Jaku dhe Tomi Balli kanë marrë frenat e Shkumbinit të Peqinit, Besëlidhjes së Lezhës dhe Skënderbeut të Korcës me synimin e vetëm, qëndrimin edhe për sezonin tjetër në elitë. Në proporcion me skuadrat që marrin pjesë në Superligë, sot gazeta "Tirana Observer" zbulon të dhëna për 12 presidentët e klubeve të kategorisë superiore.

SK Tirana
Shefikat Ngjela
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Profesioni: Biznesmene
Lloji i biznesit: Birra "Tirana", aksionere tek "Sigma"
Detyra që mban: Donatore
Periudha në detyrë: 2003 e në vazhdim
Objektivi: Titulli kampion
Sezoni 2006-2007: Kampion i Shqipërisë

Refik Halili
Vitlindja: 1960
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Profesioni: Biznesmen/ndërtues
Lloji i biznesit: Ndërtim/Import-eksport i mallrave të ndryshëm me shumicë
Detyra që mban: Donator
Periudha në detyrë: 2003 e në vazhdim
Objektivi: Titulli kampion
Sezoni 2006-2007: Kampion i Shqipërisë

Agron Papuli
Vitlindja:
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Profesioni: Biznesmen
Lloji i biznesit: Pronar i kompanisë "Clasic Wolksvagen"
Detyra që mban: Donator
Periudha në detyrë: 2003 e në vazhdim
Objektivi: Titulli kampion
Sezoni 2006-2007: Kampion i Shqipërisë

Avni Nuri
Vitlindja:
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Profesioni: Biznesmen/ndërtues
Lloji i biznesit: Import-eksport i mallrave të ndryshëm me shumicë
Detyra që mban: Donator
Periudha në detyrë: 2003 e në vazhdim
Objektivi: Titulli kampion
Sezoni 2006-2007: Kampion i Shqipërisë


Partizani
Albert Xhani
Datëlindja: 16.06.1961
Vendlindja: Gjirokastër
Vendbanimi: Tiranë
Profesioni: Biznesmen
Lloji i biznesit: Import-eksport i mallrave të ndryshëm me shumicë
Detyra që mban: President
Periudha në detyrë: 1999 e në vazhdim
Objektivi: Titulli kampion
Sezoni 2006-2007: Vendi i 4-t në kampionat


KS Dinamo
Besnik Sulaj
Datëlindja: 26.01.1969
Vendlindja: Mallakastër
Vendbanimi: Tiranë
Profesioni: Biznesmen/ndërtues
Lloji i biznesit: Pronar i kompleksit "Taivan"
Detyra që mban: President
Periudha në detyrë: 2000 e në vazhdim
Objektivi: Titulli kampion
Sezoni 2006-2007: Vendi i 5-të në kampionat

Vllaznia
Valter Fushaj
Datëlindja: 16.03.1969
Vendlindja: Shkodër
Vendbanimi: Tiranë
Profesioni: Biznesmen/Ndërtues
Lloji i biznesit: Ndërtime/Pronar i hotel "Koloseu" dhe restorant "Piazza Park", Shkodër
Detyra që mban: President
Periudha në detyrë: 2006 e në vazhdim
Objektivi: Titullin ose Kupën e Shqipërisë
Sezoni 2006-2007: Vendi i 3-të në kampionat

Elbasani
Arben Laze
Datëlindja: 13.06.1968
Vendlindja: Elbasan
Vendbanimi: Elbasan
Profesioni: Biznesmen/Ndërtues
Lloji i biznesit: Ndërtime/Pronar i firmës "Xhanini"
Detyra që mban: President
Periudha në detyrë: 2003 e në vazhdim
Objektivi: Titullin ose Kupën e Shqipërisë
Sezoni 2006-2007: Vendi i 3-të në kampionat

Flamurtari
Shpëtim Gjika
Datëlindja: 23.08.1962
Vendlindja: Vlorë
Vendbanimi: Vlorë
Profesioni: Kryetar i Bashkisë "Vlorë"
Detyra që mban: President
Periudha në detyrë: 2003 e në vazhdim
Objektivi: Mes 6 skuadrave të para
Sezoni 2006-2007: Vendi i 9-të në kampionat


Teuta
Edmond Hasanbelliu
Datëlindja: 25.10.1962
Vendlindja: Durrës
Profesioni: Biznesmen
Vendbanimi: Durrës
Lloji i biznesit: Pronar i kompanisë "Eurotek"
Detyra që mban: President
Periudha në detyrë: 1999 e në vazhdim
Objektivi: Kupat e Evropës
Sezoni 2006-2007: Vendi i 2-të në kampionat


Besa
Nexhat Bizhdili
Datëlindja: 26.10.1963
Vendlindja: Kavajë
Vendbanimi: Kavajë
Profesioni: Biznesmen
Lloji i biznesit: Import-eksport i mallrave të ndryshëm me shumicë
Detyra që mban: President
Periudha në detyrë: 2000 e në vazhdim
Objektivi: Mes katër skuadrave të para
Sezoni 2006-2007: Fituese e Kupës së Shqipërisë


Kastrioti
Shkëlzen Zhilli
Datëlindja: 27.07.1962
Vendlindja: Krujë
Vendbanimi: Krujë
Profesioni: Biznesmen
Lloji i biznesit: Import-eksport i mallrave të ndryshëm me shumicë
Detyra që mban: President
Periudha në detyrë: 2006 e në vazhdim
Objektivi: Qëndrimi në Superligë
Sezoni 2006-2007: Vendi i 8-të në kampionat


Besëlidhja
Gjok Jaku
Datëlindja: 24.09.1964
Vendlindja: Lezhë
Vendbanimi: Lezhë
Profesioni: Biznesmen/Ish-Kryetar i Bashkisë Lezhë
Lloji i biznesit: Biznese të ndryshëm në bare restorante
Detyra që mban: President
Periudha në detyrë: 2007 e në vazhdim
Objektivi: Qëndrim në Superligë
Sezoni 2006-2007: Vendi i 2-të në Kategorinë e Parë


Shkumbini
Xhavit Ismaili
Datëlindja: 29.03.1959
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Profesioni: Biznesmen/Ndërtues
Lloji i biznesit: Ndërtime/Pronar i firmës "Alba Construction"
Detyra që mban: President
Periudha në detyrë: 2007 e në vazhdim
Objektivi: Qëndrim në Superligë
Sezoni 2006-2007: Vendi i 8-të në Kategorinë e Parë

........

Objektivat, 5 duan titullin; 7, qëndrimin në Superligë

Koshientë në armatën etyre. Gjithkush nga Njëshat e klubeve kanë firmosur të bardhë mbi të zezë objektivin e sezonit. Atëherë kur ka mbetur vetëm një javë nga starti i kampionatit të ri, pesë nga presidentët e klubeve të Superligës kanë deklaruar haptazi se kërkojnë titullin kampion. Ndërsa shtatë të tjerët mjaftohen me qëndrimin edhe për sezonin tjetër në elitën e futbollit shqiptar. Presidentët e Tiranës (donatorët) Dinamos, Partizanit, Vllaznisë dhe Elbasanit pas një merkatoje me baticat dhe zbaticat e saj kanë lëshuar kushtrimin. "Luftojmë për titull", ky është refreni i tyre, i cili ndonëse në vende të ndryshme, këndohet njëlloj. Natyrisht, në fund vetëm njëri do t'i gëzohet, teksa të tjerët do të marrin lapsin në dorë për të bërë llogaritë e sezonit. Pak hapa pas tyre me gjysmë zëri, por jo pa synime, janë edhe simotrat bregdetare, Besa e Kavajës dhe Teuta e Durrësit. Si Xhat Bizhdili dhe Edmond Hasanbelliu kërkojnë trofeun e Kupës së Shqipërisë ose të paktën pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Gjatë sezonit të fundit që të dyja ia janë gëzuar daljes në Kupën UEFA dhe shpresojnë që të përsërisin vetveten. Ndërsa me synimin për të stabilizuar skuadrën, kthimin e disa futbollistëve cilësorë dhe mbylljen mes 6 ekipeve të para është Flamurtari i presidentit Shpëtim Gjika. Kreu i bashkisë së Vlorës prej vitit 2003 ka marrë në dorë timonin e klubit vlonjat, duke e kthyer atë në elitën e futbollit shqiptar. "Nuk jam një president që shikon të nxjerrë përfitime nga klubi. Është një pasion dhe një detyrim që ndjej kundrejt qytetit tim, për të kthyer sa më parë atë skuadër të lavdishme që ka qenë dikur Flamurtari", thotë Gjika për "Tirana Observer". Ndërkohë që objektiv qëndrimin në Superligë e kanë edhe debutuesit, Besëlidhja e Skënderbeu ashtu sikundër Shkumbini i Peqinit dhe Kastrioti i Krujës.

TiranaObserver