Analisti Henri Cili ka deklaruar ne emisionin “Shqip”, ne Top Channel, se sondazhit kane ndikimin e tyre ne rezultatin e zgjedhjeve. Sipas tij, keta pyetesore jane shume te nevojshem per permiresimin e politikes dhe cilesise se jetes se nje komuniteti te caktuar.

“Ndikojne prandaj jane kaq te diskutueshme. Jane dy realitete qe zhvillohen se bashkue; realiteti ne vetevete dhe realiteti i sondazheve”, eshte shprehur Cili.

“Ne duhet te edukohemi me sondazhet dhe ta kalojme kete faze. Ne menyre qe personazhe anonim te ngjiten menjehere ne skene dhe personazhe me vlere te mos ikin aq lehte… Sondazhet duhet te hyjne ne fuqi pasi duhet te ndikojne disa politika qe mbeshteten mbi dicka. Ato jane nje instrument shume i rendesishem i demokracise. Me sondazhe do te na permiresohet politika dhe jeta”, theksoi ai.

I te njejtit mendim ka qene edhe analisti Artan Hoxha, por ai eshte shprehur skeptik se rezultatet e tij mund te ndikojne tek kategori te caktuara zgjedhesish.

“Ndikon ne menyra te ndryshme. Se pari, synohet per te rregulluar politiken dhe kjo eshte menyra baze pse sondazhet ndikojne ne jeten tone. Ka edhe nje menyre tjeter te ndikimit qe ka te beje me rezultatet. Thuhet se nje sondazh ndikon tek segmente te caktuara te zgjedhesve, por per mua kjo me shume eshte mit sesa e vertete”, theksoi Hoxha.












AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','560','height','193','src','flash/zogby','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/zogby' ); //end AC code