Nga Lulzim Basha*
Minister i Brendshem
Kemi kaluar shume ore ne kete debat dhe mendoj se kemi ardhur ne piken e perseritjes, riperseritjes, monotonise, merzise dhe shterimit te plote te ideve. Ndaj dua te shtroj nje pyetje ne vend te nje fjalimi perserites. Per cfare jemi ketu sot? Vertet keni ardhur me vullnetin e sinqerte per te gjetur nje zgjidhje? Apo keni ardhur per te gjetur alibine e radhes, sepse nuk i japim nje zgjidhje ketij problemi? Nese keni ardhur per zgjidhje, baza e konsensusit tashme eshte dhene qe ne shtator nga maxhoranca, nepermjet Kryeministrit Berisha, i cili i ofroi opozites shumicen ne komisionin hetimor. Eshte konfirmuar edhe nga Komiteti Presidencial i Keshillit te Europes, ku ju varet shume shpresa. Ejani, pra, ne qofte se me te vertete vini per nje zgjidhje, duke pranuar leshimin e maxhorances, ose te pakten duke propozuar ato amendime, te cilat sanksionohen edhe nga propozimet e KE-se.
Por a e keni ardhur ketu sonte per nje zgjidhje? Kjo eshte nje pyetje, te ciles une ne kete moment nuk mund t'i pergjigjem, sepse foles pas folesi perfaqesuesit e opozites vazhdojne te insistojne per ate qe e quajne krim elektoral.
Cili eshte krimi elektoral?
Sa here te flisni per krimin elektoral edhe ne nuk do te lodhemi t'ju perserisim faktet kokeforte qe sot i di e gjithe bota.
Ku qendron mungesa e transparences? Te 20 mije komisioneret tuaj, ku asnjeri prej te cileve nuk firmosi asnje verejtje te vetme ne procesverbalin e 28 qershorit?
Te 30 mije vezhguesit tuaj, ku asnjeri prej te cileve nuk depozitoi asnje ankese, apo te 140 kandidatet tuaj, qe ashtu sikunder kandidatet tane e gdhine dhe e ngrysen prane qendrave te votimit?
Ku qendron krimi elektoral? Si mundet qe OSBE-OHDIR-i e sanksionoi kete "krim elektoral" si zgjedhje demokratike qe plotesuan angazhimet kryesore te Shqiperise perballe OSBE-OHDIR-it?
Si mundet qe perfaqesuesi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Keshillin e OSBE-se te pergezonte qytetaret shqiptare dhe Qeverine shqiptare per kete arritje?
Si mundet qe kjo te sanksionohej nga te gjitha organizmat nderkombetare, euroatlantike, nderkohe qe perbente nje krim elektoral, sipas jush?
Ne qofte se eshte krim, ku jane provat?
Doli kryetari i grupit tuaj ketu dhe paraqiti karta identiteti qe pretendoi se ishin false. E ftova dhe e sfidova t'i conte ne Prokurori, por nuk i coi. Tani do te jete i detyruar t'i coje dhe te jape llogari se si i mori, kush i prodhoi? Jane me te vertete apo jo false?
Ju thoni se keni prova per krim elektoral, kur e vetmja tentative per krim, naten e zgjedhjeve dhe naten pas saj, ishte tentativa e turpshme e dirigjuar nga deputetet e sapobetuar qe si hezbollahe mundoheshin te eksitonin turmat ne Fier per te lincuar dy zonja te nderuara.
Keni ardhur per zgjidhje apo per alibi? Nese keni ardhur per zgjidhje, ne ju kemi dhene gjithcka qe maxhoranca mund t'ju ofroje, shumicen dhe vullnetin per te sanksionuar me voten e maxhorances cdo amendim tuajin qe kalon siten e organizatave nderkombetare, qe ju vete i thirret si arbiter, por i perzute, pasi nuk pranuat asnje prej sugjerimeve te tyre.
Frika ime dhe dyshimi im i madh eshte se sot ju nuk keni ardhur ketu per zgjidhje. E thate dje, per here te fundit, por e keni thene edhe me pare, nuk ka kompromis, nuk ka negociata me kete qeveri, nuk ka negociata pa hapur kutite.
Por ju doni dicka qe ne nuk e kemi, dicka qe ne nuk mund t'jua japim. Nuk mund t'jua japim edhe po te duam t'jua japim, sepse s'na perket ne dhe qe t'jua japim ne duhet t'ia bashkevjedhim me ju sovranit, duke shkelur keshtu mbi dokumentin themeltar te shtetit.
Ne kete menyre ju po na ftoni sot qe ne se bashku te kryejme nje krim kushtetues. Nese ky parlament e ben kete hap, nese kjo maxhorance e pranon kete propozim, atehere ky parlament nuk ka te drejte te ekzistoje me as edhe nje sekonde te vetme, sepse ne kete menyre ky parlament kthehet ne kercenimin me madhor per demokracine dhe rendin kushtetues te ketij vendi. E meriton te shperndahet perpara se ta beje kete, perndryshe gjithcka qe ky vend ka njohur ne keto 20 vjet qendron perpara nje humnere te thelle.
Menyrat per te arritur zgjidhjen qe ju pretendoni se doni te arrini tashme jane mbi tavoline te sanksionuara nga maxhoranca, te sanksionuara nga Keshilli i Europes, qofte kjo nepermjet ligjit, me mendimet perkatese, qofte nepermjet ofertes tone per te cuar ne prokurori cdo fakt tjeter qe ju dispononi, pra thelbi, dyshoj, kam frike, jam i bindur, eshte se ju nuk keni interes ne kete oferte, se ju nuk kerkoni kompromis, se ju nuk kerkoni zgjidhje te ketij problemi.
Duke vene nje kusht, te cilin ju e dini se ne nuk mund ta realizojme pa u bere bashkefajtore ne nje krim kushtetues, duke e ditur kete, dhe kete e keni ditur gjithmone, ju keni ardhur ketu per nje alibi tjeter. Ju ndodheni ketu rastesisht dhe pa deshiren tuaj, sepse e vetmja arsye per te qene sot ne parlament eshte konsekuence e prezences suaj per te mos djegur mandatin tuaj kushtetues.
Kam frike, kam bindjen se ju tashme e keni marre nje vendim, dhe vendimi eshte duke qene perballe vendimit te nje maxhorance per te respektuar Kushtetuten, te beni gjithcka eshte e mundur per te shpetuar Edi Ramen nga katastrofa e zgjedhjeve lokale, katastrofe qe e pret ne menyre te sigurt per shkak te papergjegjshmerise se tij politike dhe per shkak te matematikes elektorale qe ne dime ta bejme dhe ju dini ta beni dhe e keni bere. Ndaj kjo farse e sotme politike, ketu ne kete parlament, nuk eshte gje tjeter vecse nje harxhim kohe, nje prove e nenshtrimit total tuajit dhe papergjegjshmerise historike te nje individi qe ju mban peng.
Qofsha i gabuar per cfare kam thene!
Me provofshi te gabuar!
E uroj kete me gjithe zemer.