Ne skuadren e Manchester City kane nisur te mendojne te gjithe per periudhen pas largimit te trajnerit Mark Hughes edhe pse sezoni nuk eshte mbyllur ende.

Tekniku uellsian do largohet ne muajin qershor pasi te kete permbushur misionin ne krye te “citizens” dhe kjo ka bere qe drejtuesit e shoqerise te mendojne per pasardhesin e tij. Sipas “Daily Mirror”, zevendesuesi ideal per Hughes do te ishte francezi i Arsenal, Arsene Wenger.

“Pronaret e City e admirojne trajnerin Arsene Wenger per ate cfare ai ka bere me skuadren e Arsenalit. Arsene eshte njeriu i vetem qe ata duan”, ka thene nje burim i brendshem i shoqerise.


Wenger njihet si nje nder trajneret me te mire te Premier League, pasi ai ka fituar disa tituj me Arsenalin dhe ka nxjerre shume talente nga radhet e skuadres londineze.