BRUKSEL- Bashkimi Evropian nuk do të insistojë që organizatorët e takimeve rajonale ta prezantojnë Kosovën me fusnotë, për të cilën Beogradi dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje.

Sipas gazetës serbe ‘Veçernje Novosti’, Brukseli ia ka lënë organizatorëve të tubimeve të tilla që ta interpretojnë lirshëm marrëveshjen, të cilët munden, por nuk janë të detyruar ta prezantojnë Kosovën me fusnotë sipas marrëveshjes së Brukselit.

Ndërmjetësi në negociata, Robert Cooper iu ka dërguar një rekomandim organizatave rajonale lidhur me atë se si të sillen në situata të tilla dhe në letër ka theksuar se marrëveshja është arritur, dhe i ka porositur organizatorët që ata vetë ta interpretojnë atë, shkruan gazeta serbe.
(ma.ar/BalkanWeb)