LISBONE - “Me një emocion të madh dhe një kënaqësi të paimagjinueshme ju informoj se kohët e fundit jam bërë baba i një djali të mrekullueshëm”.
Kështu Cristiano Ronaldo ka anoncuar në profilin e tij në Facebook dhe në Tëitter se është bërë baba. Ai ka theksuar se ka rënë dakord me nënën biologjike të fëmijës që indentiteti i saj të mos bëhet publik. Fëmija do të rregjisrtohet në emrin e tij dhe kujdestaria do të jetë vetëm e futbollistit 25 vjecar portugez.
Sipas të dhënave Ronaldo është bërë baba në fillim të muajtit qershor dhe deri në momentin që ai e deklaroi vetë asgjë nuk dihej. Por sipas një të përditshme portugeze “Correio da Manha” mamaja e fëmijës së futboolistit portugez është një vajzë nga Amerika e Veriut. Një mike e famijles së Ronaldos ka thënë se mamaja dhe motra e Ronaldos janë marrë me dokumentat e duhura për sa sjellë fëmijën në Portugali. Që nga 2009 Ronaldo posedon shtëpi në Los Angeles ashtu edhe në Miami.
(e.c/Balkan Web)