Nga Mark Dodani


Në periudhën e LANÇ-it Sul Selimja ishte komandant Balli në Shqipërinë e Mesme. Së bashku me vetakun në zë të Elbasanit, Alush Lleshanakun, në krye të forcave reaksionare ku përfshiheshin nazi-fashistë, ballistë, zogistë, zunë pusirat kundër forcave partizane të Brigadës së Parë, me komandant Mehmet Shehun dhe komisar Tuk Jakovën, vënë në lëvizje nga Mokra e Pogradecit në drejtim të Shqipërisë së Mesme e më tej në veri.


U zhvillua një masakër e përgjakshme. Brigada e Parë, theu dhe shpartalloi forcat e dy krerëve reaksionarë të Shqipërisë së Mesme, Sul Selimes dhe Alush Lleshanakut.


Ndërkohë Myslim Peza, i mirënjohuri Babë Myslimi, ishte hedhur në krah të Mehmet Shehut dhe dha një ndihmë të rëndësishme në fitoren. Në këto rrethana, inatosur deri aty ku nuk përmbahej dot më tej, Sul Selimja në bashkëbisedim me Alush Lleshanakun, tha:


Shumë u vonuam pa vrarë Myslim Pezën!


Nga juve me në krye ty, o Sul Selimja, varet nëse do ta bësh ose jo këtë aksion, u përgjigj Alush Lleshkanaku.


Vërtetë, këtë aksion do të më duhet ta bëj gjallë a vdekur, mbylli fjalën Sul Selimja.


Pas çlirimit, sikundër dihet, nga zbulimet e shteteve kundërshtare u shfaq banditizmi politik, si taktika më e volitshme, në shërbim të strategjisë së kundërshtarëve për të përmbysur me dhunë pushtetin e ri të demokracisë popullore në Shqipëri.


Sul Selimja në krye të bandës së tij në rrethinat e Malësisë së Tiranës në veçanti, mendonte si e si të gjente shtigje për ti zënë pusi Babë Myslimit. Në këtë e sipër, Sul Selimja ishte lidhur me fije të organizatës Fronti i Rezistencës, krijuar aty nga gjysma e dytë e vitit 1948. Sakaq kishte nisur veprimtarinë sekrete edhe Grupi Special i Kundërzbulimit dhe Zbulimit shqiptar, infiltruar në grupe të Frontit të Rezistencës, si dhe në shtabe bandash lidhur me organizatën e sipërcituar.


Në ndjekje të bandës së Sul Selimes në Shqipërinë e Mesme, Grupi Special me Tomorrin, kod pas të cilit fshihej heroi Asim Aliko, i cili kishte me vete edhe Sokolin, pseudonim i Haxhi Shurdhit, si dhe Malin, pseudonimi i Hekuran Pobratit, si dhe Studentin, autor i këtij libri, u strehuan rreth mesnatës te familja Çelmeta në Pezë. Teksa grupi zbriti në një qoshkë, fshehur ngjitur shtëpisë, drejtuar Çelmetës, foli Sokoli me dialektin e vendit:


Kemi ardhur me porosi të Sul Selimes nga Fronti i Rezistencës, ku dhe juve jeni llogaritur për të na ndihmuar nga do të lëvizë për gjak Myslim Peza. Sul Selimja në krye të grupit të vet dhe ne me të, do të zëmë pusi dhe do të vrasim Myslim Pezën.


Çka thuni mor jahu?! Kë do të vritni?! Do të vritni Myslim Pezën, që e kemi diellin e Shqipnisë?! Besa në Zot, kurrë nuk bëhet kjo mizori. Hiqmuni qafet! Do të njoftoj Sigurimin e shtetit kundër jush që nesër në mëngjes.


Dhe vërtetë ashtu bëri. Pas disa ditësh të atij viti 1950 u organizua lidhja me Sul Selimen dhe bandën e tij, përmes anëtarit të Grupit Special, Xhaferr Mema. Në këtë qerthull dha ndihmë konkrete në përgatitjen e planit operacional vetë Besniku, kod pas të cilit vepronte në fshehtësi Kadri Hazbiu.


Diku, në shpatmalet e Malësisë së Tiranës, rreth orëve të mesnatës, u përkrye takimi i suksesshëm i Grupit Special me Sul Selimen dhe bandën e tij. Tomorri, komandanti i Grupit ishte bërë i njohur në disa banda Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të të arratisurve në Shqipëri, të cilët me armë në dorë do të përmbysnin me dhunë pushtetin e ri. Ndërkohë Sul Selimes iu komunikua se ishte caktuar zv/komandant i Shtabit të Përgjithshëm me Tomorrin. Ky caktim u bë me vendim e porosi të Besnikut, kryetar u Komitetit Qendror të Frontit të Rezistencës. Sul Selimja e priti lumturisht emërimin e tij. Kërkoi që të bisedonte me Besnikun. Ndërkohë ishte i ftuar nga Partia Agrare në Strugë, por më përpara ngulmonte të kishte kryer aksionin e vrasjes së Myslim Pezës. Për këtë në emër të Besnikut iu premtua nga Tomorri dhe Studenti.


Kajo Karafili


Kajo Karafili



Pas mesnate, u shfaq i pranishëm Sul Selimja me të birin, plus bandën tre-katër vetësh në shpatmalin e Krrabës që lidh Tiranën me Elbasanin. Pasi qëndruan pak, duke u ndarë me të birin dhe të dy grupet, Sul Selimja me Studentin morën drejtimin e rrugës në kahje tejkufitare drejt Strugës për në Maqedoni. Sula u përshëndet me të birin dhe Tomorrin, me Xhaferr Memën me pseudonimin Tirana, si dhe me pjesëtarët e tjerë të grupit të tij dhe të Tomorrit.


Studenti ndihmuar nga Besniku gjeti veturën e hijshme të markës italiane (ndoshta milecento) me shofer Ahmet Suin, dërguar sipas porosisë së Besnikut, nga gjenerali i shkathët Ilmi Seiti në krye të Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës. Ilmi Seiti ishte me aftësi kundërzbuluesi e zbuluesi për tu admiruar. Kjo u vërtetua edhe në këtë rast nga masat e sigurta që kishte marrë sikundër njohim: pikën e heshtur ku ishte lënë takimi me Ahmet Suin. Pika e pazëshme ishte përballë një shkëmbi të bardhë lyer me gëlqere, në cep të xhades bri një kërcuri të madh, vend i përshtatshëm ku fshihej vetura nga sytë e këqij. E vlerësoi vetë Sul Selimja atë qoshkë të heshtur dhe aq të përshtatshme, siç u shpreh për të mos u diktuar nga të këqijtë.


Ahmet Sui brofi jashtë nga brenda veturës, të cilin e paraqita para Sul Selimës:


Ahmet Sui, shkodran, i deleguari i Besnikut. Ndërkaq, kthyer nga Ahmeti paraqita Sul Selimen:


Zv.komandanti i përgjithshëm krah më krah me Tomorrin. Me zv.komandantin e përgjithshëm do të njihemi shumë më mirë në kohën e duhur.


Kësisoj iu la përshtypja Sul Selimes që në çdo rrethanë ruhej fshehtësia e veprimtarisë së Frontit të Rezistencës me të cilin ishte lidhur, përqafoi Ahmet Suin, të cilit i dha urimin:


Na u dhashtë e mbara, paçim fat në luftën tonë të madhe!


Fitofshim!- u përgjigj Ahmet Sui, teksa vërejti që Studenti ishte gatitur me derën hapur të veturës ku priste të hynte Sul Selima, miku i Hamit Matjanit, i Alush Lleshanakut, Xhaferr Memës, si dhe së fundi me Tomorrin deri te Besniku, pa u zgjatur dhe me shumë emra të tjerë.


Ahmet Sui teksa udhëtonte asaj nate, solli mesazhin e Besnikut: Studenti me zv.komandantin e Shtabit të Përgjithshëm Sul Selimen, të qëndrojë në bazën e tij xy2 në rrugën e Elbasanit derisa të vete unë. Ndërsa ti zotni Ahmet eja në Shtabin e Përgjithshëm ku do të takohesh me mua.


Shumë qartë!- foli i gëzuar Studenti, teksa përkëdheli supin e Sul Selimes, të cilin e uroi:


Rrofsh sa malet o zv.komandanti ynë i Shtabit të Përgjithshëm!


Pa lajkadredhëzuar më tej, Studenti me Sul Selimen krah për krah u stabilizuan në bazën xy2, kurse Ahmet Sui u ter nga ai ambient me veturën e shpejtë.


Të nesërmen në mbrëmje me Sul Selimen hipëm në veturën e Ahmet Suit e arritëm te vendtakimi me Besnikun. Diku, pas qoshkave të errëta të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaluam. Kërkova që armët e Sul Selimes: automatiku italian me karikatorët, katër syresh dhe patllaken Valter gjermane tia dorëzonte Ahmet Suit për shkakun e thjeshtë që ti shpëtonim ndonjë kontrolli me rrezik. Ndërkohë nxora unë i pari automatikun dhe alltipatllaken time. Kuptohet, kjo u bë që Sul Selimja të mos vinte në dyshim vetëçarmatimin. Te Besniku hymë pa armë.


Kësi armësh kemi sa të duam fshehtësive të brendshme të Selisë ku na pret Besniku,- i fola nënzëshëm në vesh Sulës. Ti zotni vazhdo të qëndrosh i mbuluar nga thekët e dendura të kësaj peme të madhe, thua është vënë enkas për ne.


Me Sul Selimen çift, pa u shkëputur kraëve të njëri-tjetrit hymë në derën e madhe të bazës mbiquajtur Baza NJËSH, siç kishte përcaktuar Besniku. Në një zyrë të katit të parë gjetëm dy civilë. Këta lëshuan një urdhër: Besniku porositi për Studentin të qëndrojë këtu në pritje


Faleminderit!- mbylla fjalën unë teksa gjestikulova me gishtin buzëve të mia ballë Sul Selimes që të qëndronte i pazëshëm.


Dy shokët ngjitën shkallët me Sul Selimen brenda Selisë së kamufluar si ent shtetëror ku priste Besniku. Studenti mori porosinë tjetër nga një shok i zyrës aty në katin e parë që duhej të priste në takim Babë Myslimin. Sipas bashkëbisedimit me Kadri Hazbiun, u vu detyrë nga Mehmet Shehu që Marku a Studenti, siç e thërrisnim ne, të presë gjithë përzemërsi Babë Myslimin dhe ta shoqërojë për këtu, në zyrën time. Është në të drejtën dhe nderin e tij që të shoqërojë Babë Myslimin, i cili dëshiron si kurdoherë ta shohë armikun ballë për ballë, në çdo rrethanë qoftë, në këtë rast në zyrën tonë kapur nga çunat e tij. Natyrisht Babë Myslimi ka rastin e mirëpritur që çunat e tij i kanë sjellë ballë për ballë armikun, Sul Selimja. Ky armik është ndërkohë edhe përfaqësuesi i gjithë atyre të cilët bëjnë krime edhe me të vdekurit. Sul Selima kishte qëllim kryesor, ndër të tjera, sikundër shprehej vetë: të vras Myslim Pezën, pastaj vdes i qetë.


Pas ndoshta ndonjë ore, një veturë luksoze e markës Benz, solli deri te zyra në katin e parë Babë Myslimin shoqëruar nga oficeri bodigard i tij, arriti te unë. Bodigardi më njohu. Tha:


Shoqërojeni ju lutem! Aty për aty hodha butë-butë krahun në krah të Babë Myslimit të cilin e përcolla deri tek dera, ku ngritur në këmbë Babë Myslimin e mori përdore Besniku. Babë Myslimi uroi:


Nderime i dashur Kadri!


Mirë se na urdhërove i nderuari Babë Myslim! Do të takohemi me një mikun tuaj të paharruar! premtoi Kadri Hazbiu. Ndërsa unë zura një vend në këmbë.


Ashtuuu.- zgjati germën e fundit Babë Myslimi, i cili shtroi hapat e qetë mbi qilimin larush midis asaj zyre të zv.kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme Mehmet Shehu. Babë Myslimi fiksoi sytë e lodhur te një vetak tjetër i prangosur, i cili kokëulur lëshoi zë:


Jam Sul Selimja o Myslim Peza.


Sula?! Pas një pauze: Sul Selimja?! Heu!- lëshoi këtë ekslamacion brejtës Babë Myslimi deri në thellësi të shpirtit. Me Mehmet Shehun e lavdishëm mund të qëndroj unë, jo ti, kryeballisti kolaboracionist me hitlerianët o Sul Selima.


O i dashur Babë, shikoja duart si i ka Sul Selima,- ndërhyri Kadri Hazbiu teksa mori me mend që Myslim Peza nuk e kishte parë me duar të lidhura, për shkak të syve të lodhur. Babë Myslimi i përshpejtuar vëzhgon duart e prangosura të Sul Selimes. Ky i fundit tha:


Ja kështu është takimi me Mehmet Shehun,- dhe aty për aty tundi duart e lidhura.


Aha! Kështu edhe unë të pranoj. Vetëtimthi lodroi sytë me të Mehmet Shehut. Mehmeti shtroi pyetjen:- I dashur Babë Myslim! Si mendon, tia zgjidhim prangat?


Burrnisht nuk shkon biseda me njeri të prangosur. Prandaj ta çprangosim.


Sakaq Studenti i zgjidhi prangat. Vetëtimthi u pozicionua pranë Sul Selimës i cili fiksoi sytë e stërskuqur ballë fytyrës së re të Studentit, thua tentonte ta shponte. Babë Myslimi ktheu fytyrën ballë Selimës. I çuditur Myslim Peza kërkoi:


Si të ngjau kështu o Sulë?


Më kapën gjallë çunat tuaj, theku Sula.


Po si?


Isha në përpjekje dhe mendova se arrita që të vija pasurinë për të të vrarë ty o Myslim Peza. Nuk duroja më që të ishim gjallë të dy në këtë botë. Siç e di edhe ti isha i vendosur prej shumë kohësh që të jetonim njëri prej nesh: ti ose unë, por kurrë jo të dy.


Ja pra si qenka e thënë, përvijëzoi Babë Myslimi.


Mark Dodani


Mark Dodani



Çunat tuaj! Çunat tuaj!- shpërtheu dëshpërimin e papërmbajtur arritur deri në mjerim Sul Selimja.


Po ti ku i ke çunat?


Edhe çunat e mi diku janë. Ama edhe për ata të e di Mehmet Shehu me Kadri Hazbiun me shokët e tyre. I dinë mirë edhe çunat tuaj,- u dëgjua zëri i Sul Selimes.


Çunat e mi mbrojnë Shqipërinë. Çunat tuaj sulmojnë të shkatërrojnë Shqipërinë. Për këtë ata janë armatosur deri në dhëmbë kundër pushtetit tonë dhe duan që me çdo mënyrë të na zaptojnë të huajt dhe tu japin shansin e kërkuar nga ju që të na përmbysin në bashkëpunim me armiqtë.


Po dështojmë,- konkludoi i mjeruar Sul Selima.


Pas një momenti dyshimi Myslim Peza përvijëzoi:


O Sul Selimja! Nuk më vjen hiç rëndë, as keq që ti me ballistët ishe kundër meje derisa të arrije bile dhe të më vrisje. Ama unë me shokë dhe çunat e mi nuk mund ti falim sjelljet tuaja të pabesa deri në kulmet e poshtërsive. Në trevat e Çikalleshit të Kavajës ndeshur me nazistët, prirë nga kolegu dhe miku yt Ram Habili, siç e di mirë, kundër të dashurit tonë, partizanit në zë Kajo Karafili. Ti e di, por po ta përsëris që Kajo fali jetën e oficerit hitlerian i cili u dorëzua në panik gjatë duelit të zhvilluar. Teksa grykë më grykë automatikësh oficeri hitlerian vënë në panik të pakapërdishëm ballë për ballë çunit tonë Kajo Karafilit, rrëzuar në gjunjë hitleriani i dorëzuar, i cili në gjuhën e tij që Kajo e dinte mirë, lutet: Aman o partizan! Ma fal jetën. Jam i ri, më presin në familje në Vjenë. Nga Hitleri më tërhoqën të mobilizuar forcërisht. Kur në dorë të Kajo Karafilit, gryka e automatikut ballë fytyrës së oficerit hitlerian u zmadhua sa një shpellë, hitleriani i ri që i dhimbsej jeta lëshoi piskamën e kujës së madhe:- Aman! Amaaaan! Falmë jetën o partizan! Asisoj, Kajo Karafili, ndër çunat e mi, autor i shumë e shumë aksioneve, ishte aq i ndjeshëm sa që faljen e kundërshtarit të dorëzuar e çmonte virtyt të shqiptarit. Kajo e qetësoi hitlerianin e ri: Çohu! Lësho armët përtokë! Zhvishu! Qafën e shtrirë në Shqipëri se pret shpata. Më jep rrobat tuaja ushtarake, merr të miat, bëhemi bashkë shokë në këtë luftë të drejtë. Të dy së bashku, tashmë Kajo Karafili me uniformën e oficerit hitlerian dhe oficeri hitlerian me uniformën partizane me yll në ballë në forcat ku komandonte Kajo Karafili, integrohen në batalion. Edhe ti Sul Selimja e njeh mirë këtë ngjarje kuptimplotë.


Për më tej akoma,- vazhdoi bisedën akuzë Babë Myslimi, ai oficeri kriminel hitlerian, pasi kaloi më tepër nga një muaj në batalionin partizan me Kajo Karafilin në Çikallesh, mundi të përfitojë nga orët e qetësisë së natës. U përvodh si dredharak. Tërhoqi diku afër në atë trevë forca të shumta naziste. Sulmuan dhe me ndihmë mercenarësh si Ram Habili. Partizanët u vranë tradhtisht në befasi. Beteja u kall flakë, ku vërtetë u vranë mjaft nazistë hitlerianë, por ranë dëshmorë dhe disa partizanë, në krye të të cilëve ra dhe heroi Kajo Karafili. Ama partizanët e fshehën në qoshkë të sigurt, e varrosën në një oborr të fshatarit besnik çikalleshas.


Anekënd nuk dukej asnjë gjurmë ku mund të diktohej varri i fshehur. U hap fjala se Kajo Karafili ishte gjallë. Nuk e kap plumbi i pushkës Kajo Karafilin. Nazistët ngulnin këmbë që ta vërtetonin nëse ishte gjallë apo jo. Hitlerianët u tërbuan që spo e gjenin dot. Por Ram Habili yt o Sulë, me tortura kundër fshatarëve, e zbuloi dhe e shpërvali nga varri i oborrit të çikalleshasit të ndershëm. Prej aty Ram Habili e tërhoqi nëpër Çikallesh e fshatra të tjerë. Më tej akoma nëpër qytetet Kavajë, Shijak, rrugës së bulevardit nga Maminasi e deri në Durrës e fshatra të tjerë përreth për krijimin e psikozës së tmerrit. Ja sa poshtë jeni përbaltur. Jeni marrë me të vdekurit, se me të gjallët, pra meçunat tanë nuk merreshit dot. Pushtuesve nazifashistë u ndodhi pikërisht si të ndodhi ty, gjithnjë nga çunat tanë. Njësoj si ty, këta çunat tanë kapën nga zverku edhe kriminelin gjakbërës Ram Habilin, shokun tënd të zemrës mu midis lumit Erzen. Këta çunat tanë i pastë Baba, i pastë Shqipëria, se ashtu siç marrin hak kundër gjithë kriminelëve, morën dhe hakun e vëllait të tyre, djalit tonë heroik Kajo Karafili.


Sakaq, Babë Myslim Peza thepoi sytë kryqëzuar me të çunit të pranishëm Studenti. Pa tërkuzuar fjalë, Mehmet Shehu urdhëroi dy civilë të largonin Sul Selimen nga zyra. Studenti në këmbë, ashtu siç ishte, gërshetoi buzëqeshjen me buzëqeshjen e heshtur të Kadri Hazbiut.


Pas disa vitesh Kadri Hazbiu thirri heroin e popullit, gjeneral Ndreko Rinon për çështjen e kufirit dhënë në ekspozitë si dhe mua për çështjen e Sigurimit të Shtetit, dhënë po në atë ekspozitë. Na porositi të vishemi me uniformë ushtarake. Të përgatitur siç na porositi Kadri Hazbiu, zumë vend te ekspozita sistemuar në rrugën e Durrësit. Në orët e pasdrekës, aty nga ora 16.00, na vizitoi Kryeministri Mehmet Shehu. Nisi me vëzhgimin qetë-qetë të dokumenteve të kufirit. U përqendrua në disa dokumente dhe fotografi nga të kundërshtarëve që thyenin kufirin, sidomos aty ku dukeshin beteja kundër sulmeve greke, si dhe në pika të ndryshme ku prekej kloni. Lodroi shikimin edhe nëpër stendat e Policisë ku vëreheshin suksese në zbulimin, kapjen dhe dënimin e disa hajdutëve që prishnin rendin dhe qetësinë. Në fund fare u përqendrua sidomos te fotografitë e dëshmorëve rënë në luftën e madhe për mbrojtjen e atdheut. Natyrisht ballë tyre ishin mjaft fotografi e ndonjë fragment dokumenti që kthjelltësonin figurat e banditëve terroristë. Mehmet Shehu materialet e anës së shërbimit sekret të Sigurimit të Shtetit i çmoi shumë të thata.


Ndaluar te fotografia e thatë në një stendë të posaçme, ku shkruhej Pal Mëlyshi me pseudonimin Furtuna, Mehmet Shehu shpërtheu në një kritikë të rreptë:


More Mark!- mu drejtua Po kush e njeh këtë fotografi të Palit vetëm me pseudonim? Mirë unë dhe ti, kurse populli nuk merr vesh asgjë se çvepër heroike ka përballuar ky hero i rrallë. Si more e keni lënë kaq thatë? Ty nuk të lejohet ky veprim, që veç veprimtarit të përbashkët e ke patur si vëlla që në shkollën fillore dhe më vonë.


Më lejoni ju lutem, shoku Kryeministër tju flas të vërtetën çpo ndodh për këtë çështje me shokët tanë në Ministri. Zëvendësit e ministrit, jo dokushdo, por personalitetet kryesore, më kanë bërë presion që me betimin që bëra mbi Frontin e Rezistencës mund të përfundoja proceduar përballë Gjykatës Speciale për nxjerrjen në publik të sekretit shtetëror. U mbrojta aq sa munda me dokumente i sigurt që ato që kisha shkruar i dinin fort mirë zbulimet dhe kundërzbulimet e huaja sulmuese kundër Shqipërisë. Prandaj konkludova që ato që i di armiku mbi këto çkam publikuar, skemi asnjë të drejtë tia privojmë popullit. Këtë të vërtetë ma zgjidhi Kadri Hazbiu i cili uli për rrafshit presionbërësit. Kadriu më inkurajoi të shkruaja si në rastin për Pal Mëlyshin, për Grupin Special etj., por ju luta dhe shokut Kadri të na hapej së pari si të shkruanim për Pal Mëlyshin kur akoma nuk kemi parë asnjë shkrim nga të mëdhenjtë tanë. Le të shohim diçka të shkruar nga ju shoku Mehmet dhe ju siguroj se do ta paraqes si prozë poetike në çdo vend që të më jepet rasti; siç është Pal Mëlyshi ynë, për të cilin aq mirë më kritikuat. Ja ku kemi dhe librin e përshtypjeve, shoku Kryeministër. Pak fjalë nga ju do të jenë ushqim shpirtëror jo vetëm për mua, por dhe për çdo penë tjetër që mund ti hyjë kësaj historie.


Ore Mark qerratai! Nguliti sytë në librin e përshtypjeve, ulet në karrige, fiksoi sytë me mua dhe tha:- Ore djalë! Më bëre vërtet që diçka të shkruaj. Qenke qerrata, qerrata!


Sakaq shkroi në librin e përshtypjeve tekstualisht: Vetëm epopeja e Pal Mëlyshit, koduar Furtuna, do të donte volume të tëra dhe hapësira të mëdha për tu ekspozuar, sepse e një gjerësie të tillë qe zemra e tij e re dhe heroike. Po sa heronj të heshtur, të vdekur e të gjallë janë mbuluar me hijet e kohës furtunë? Furtuna do të kalojë dhe dëshmitari popull do ti flasë me gojë të madhe historisë mbi këta heronj të heshtur. Mehmet Shehu./DITA