Sapo të fillojë biseda në mes mysafirëve në një darkë zyrtare, një njeri i jep shenjë muzikantëve, e grabit mikrofonin dhe i këndon disa këndë të përzgjedhura nga folklori rom.
Këngëtari nuk është askush tjetër, por kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kjo është një shfaqe të cilën ai rregullisht e interpreton nga viti i kaluar kur demonstronte talentin e tij vokal, i shoqëruar nga orkestra e regjisorit Emir Kusturica në një forum në Bruksel, për promovimin e investimeve të huaja në Serbi.
Ivica Daçiq akoma këndon, sepse delegacionet nga Brukseli zyrtarë vijnë në pas një dhe këto vizita mundë shpeshtohen nëse vendi në janar fillon negociatat për anëtarësim në BE, shkruan gazeta franceze Libération, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Ky drejtim është me shumë pengesa: Sipas rregullave të reja, secili zgjerim i ardhshëm i Unionit mundë të vendoset në referendum në vendet të cilat tani më janë anëtare të BE-së
Dhe kjo nuk mund të jetë një formalitet për një vend me imazh katastrofal sikur Serbia. Pesëmbëdhjetë vite pas luftërave të cilat shpërbën Jugosllavinë, vendi akoma identifikohet me krimet e luftës në Kosovë dhe Bosnjë si dhe me arrogancën e regjimit të Sllobodan Milosheviqit.