Zëvendëskryeministri dhe ish-pasardhësi i Sllobodan Millosheviqit në Partinë Socialiste Serbe, është i padëshiruar për vizitën e paralajmëruar në Çikago dhe Ohajo të SHBA-ve.


Shoqata Shqiptaro-Amerikane përmes një reagimi dhe fushate alarmi ka paralajmëruar këtë vizitë të njeriut që konsiderohet si pasardhës i Millosheviçit, duke theksuar se qëndrimi i tij në SHBA do të jetë për skenare të errëta për shqiptarët, por edhe për rajonin e Ballkanit.


Më poshtë vijon komunikata e plotë e SHSHA:


Serbia nuk po ndahet nga e kaluara e errët nacionaliste me motive të urrejtjes shoveniste dhe ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Kjo urrejtje dhe programi nacional serb i përgatitur tash e një shekull nga qarqet shkencore dhe akademike në Beograd, kanë bërë që populli serb edhe në kohën e frymës së demokracisë të sillen njësoj sikur në kohën e kryekriminelit Sllobodan Millosheviç. Me këto fjalë e nis reagimin e vet Shoqata Shqiptaro-Amerikane në Çikago (SHSHA) me rastin e vizitës së zëvendës-kryeministrit serb Ivica Daçiç në Çikago dhe Ohajo, SHBA.


Në këtë kohë Serbia po e mban udhën me skenarët e vjetër dhe me njëfarë petku gjoja demokratik dhe me njerëzit që janë kalitur me politikën hegjemonsite serbe dhe të regjimit të Sllobodan Millosheviçit. I tillë është edhe vetë Ministri për Punë të Brendshme (MUP) në Beograd, Ivica Daçiç, i cili për vite të tëra të regjimit vrastar në ish-Jugosllavi dhe të Kosovës, ka qenë zëdhënësi me famëkeq i regjimit vrastar të Milosheviçit në Beograd, që për më së njëzetë vjet bënë luftë e gjakderdhje ndaj popujve joserb dhe popullit shqiptar.


Duke u munduar që të lakojë udhën me skenarët e mashtrimit (lexo:për gjoja frymën demokratike serbe (!) njeriu i parë i policisë serbe në Beograd vjen në Çikago dhe Ohajo që, siç thuhet në axhendën, e tij zyrtare për të krijuar mirëbesimin në mes Amerikës dhe Serbisë. E krejt kjo sipas Daçiç për të zënë hapin  dhe për t`i dalur në pritë dhe me çdo kusht kundër shtetit të Kosovës! Më tej në reagimin e SHSHA-së thuhet se Administrata Amerikane në Uashington (Kongresi dhe Senati) dhe qarqet tjera diplomatike veçse e kanë të njohur tashmë të gjithë skenarët e mundshëm të Serbisë karshi shtetit në ndërtim të Kosovës.  (INA)